Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e saj të rregullt të 7-të, e shqyrtoi dhe e miratoi Procesverbalin nga Mbledhja e katërt e Shtabit kryesor koordinues të krizës për sigurimin e koordinimit të tërësishëm, lidhur me parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona COVID-19, mbajtur më 28 shtator të vitit 2020 dhe në bazë të konkluzioneve dhe rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe i solli këto vendime dhe protokolle:
U miratua organizimi për qëndrim të zgjatur të nxënësve në shkollat fillore për klasat që do të fillojnë me mësim me prani fizike, me rekomandim që qëndrimi i zgjatur të organizohet dhe realizohet me nxënës nga paralelja e njëjtë dhe nga klasa e njëjtë, pa i përzier paralelet dhe klasat e ndryshme.
Qeveria e pranoi rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse që të fillojnë me punë qendrat ditore për personat me aftësi të kufizuara me respektim të përpiktë të masave dhe tanimë Protokollin e miratuar të punës të qendrave ditore në kushte të pandemisë me COVID-19.
Me propozim të Komisionit, Qeveria e miratoi Protokollin e zgjatur dhe rekomandoi fillim të organizimit për xhirimin e filmave me metrazh të gjatë, duke respektuar masat për parandalim e përhapjes së infeksionit COVID-19.
Në mbledhjen e sotme është miratuar edhe Protokolli i punës në këndet e lojërave në kushte të pandemisë me COVID-19 dhe rekomandoi respektim të përpiktë të masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19 dhe protokollin e miratuar gjatë kryerjes së veprimtarisë. Përgjegjësia për zbatimin e plotë të dispozitave të protokollit është detyrim i ushtruesve të veprimtarisë.
Qeveria sot e miratoi raportin e Komisionit për dhënie të pëlqimeve për organizimin e mbajtjes së mësimit me prani fizike në shkollat për kërkesat e themeluesve të parashtruara në periudhën prej 25.09.2020 deri më 29.09.2020
Raporti i Komisioni është në këtë link http://vlada.mk/sites/default/files/img/izvestaj_za_vlada_7_29092020.pdf në ueb faqen e Qeverisë.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë ë Veriut në këtë mbledhje e shqyrtoi dhe e e miratroi Informacionin për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO Procesin për Planifikim Mbrojtës – Hapi i tretë në procesin, ndarja e Qëllimeve të aftësive dhe e ngarkoi Ministrinë e Mbrojtjes që t’i pranojë qëllimet e parashtruara të aftësive dhe aftësitë shpërndarëse të përmendura për operacionet e udhëhequra të NATO-s, e cila është e detyruar që rregullisht t’i ndjek të gjitha obligimet për Republikën e Maqedonisë së Veriut, t’i informojë të gjitha institucionet e përfshira për hapat e ardhshme dhe të koordinojë gjithë procesin.
Me propozim të Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut, Qeveria e shqyrtoi Informacionin për nevojën e vazhdimit të afatit për pagesën e kredive nga Fondi i Veçantë Kreditor (FVK)-Kovid 1, gjegjësisht nga Fondi për Efikasitet Energjetik, mjetet e të cilit janë vendosur nën kushtet e FVK-së dhe e ngarkoi Ministrinë e Financave të nënshkruajë Aneks për Marrëveshjen për administrim të FVK-së nr. бр.21-307/1 prej 24.01.2011 me të cilën do të mundësohet, me kërkesë që shfrytëzuesve përfundimtarë t’u miratohet vazhdim i grejs periudhës, jo më tepër se 3 muaj, si dhe vazhdim adekuat i afatit për pagesën e kryegjësë, jo më tepër prej 3 muajsh.
Qeveria e ngarko Bankën për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut që kompanive nga listat e dorëzuara lista 1, lista 3 dhe lista 4, të cilët nuk kanë nënshkruar marrëveshje për kredi dhe nuk kanë vendosur sigurim që t’u jepet afat plotësues prej 10 ditëve për nënshkrimin e marrëveshjeve për kredi dhe vendosjen e sigurisë, me ç’rast përderisa nuk veprojnë do të llogaritet që kanë hequr dorë nga nënshkrimi i marrëveshjes dhe fshihen nga listat e kredive të miratuara.
Në këtë mbledhje u shqyrtua dhe u miratoi Informacioni për Programin e reformave ekonomike 2021-2023 me Plan veprimi për realizimin e rekomandimeve të miratuara në Dialogun ekonomik-financiar më 19 maj 2020 dhe u ngarkuan të gjitha ministritë dhe institucionet kompetente përgjegjëse për zbatimin e Programit për reforma ekonomike të dorëzojnë propozime të aktiviteteve dhe afateve për realizimin e tyre përmes të cilëve do të përmbushen Konkluzionet e përbashkëta të parashtruara në Planin e veprimit për realizimin e rekomandimeve në Dialogun ekonomik-financiar më 19 maj 2020.
Në këtë mbledhje, me propozim të Kryeministrit, Qeveria e emëroi zëvendëskryetarin e Qeverisë të ngarkuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burimeve njerëzore, Ljupço Nikollovskin, për ndjekje dhe zbatim të Kodit të ri për sjellje etike për anëtarët e Qeverisë dhe bartësit e funksioneve publike të emëruar nga Qeveria.
Në kuadër të kësaj pike, anëtarët e Qeverisë nënshkruan Deklaratë për pranimin e dispozitave të Kodit të ri për sjellje etike për anëtarët e Qeverisë dhe bartësit e funksioneve publike të emëruar nga Qeveria.
Qeveria e shkarkoi mr. Robert Allagjozovskin nga detyra Koordinator nacional për zhvillimin e kulturës dhe bashkëpunimin ndërministror dhe e emëroi për Koordinator nacional për ndërkulturalizëm, një shoqëri, zhvillim të kulturës dhe bashkëpunim ndërministror, ndërsa Robert Popovskin e emëroi për Koordinator nacional për udhëheqje të përgjegjshme dhe transparencë.
Në këtë mbledhje, Qeveria solli vendim që përkohësisht të ndalohet vendimi për orar fleksibil të punës për të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore dhe në vend të orarit të punës të deritanishëm nga 07:30 deri më 15:30 dhe prej 08:30 deri më 16:30, nga një tetori për të gjithë të vlejë orari i punës prej 08:00 deri më 16:00.