Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pas konsultimeve, vendosi mos të nënshkruajë vendimin për ndërprerje të përkohshme të vendimit për orar fleksibil në administratën shtetërore nga mbledhja e 7-të e Qeverisë.
Çështja do të rishqyrtohet në mbledhjen e radhës në Qeveri, pasi të jenë bërë analiza shtesë dhe vlerësime për ndikimin e ndërrimit të orarit të punës në administratë.
Deri në vendimin e ri, si edhe deri më tani, vazhdon të vlejë orari fleksibil i punës për të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore, prej në orën 7:30 deri në 8:30, deri më 15:30 dhe 16:30, me orar pune të plotë prej 8 orë.