“Nga vend i cili ka qenë në fund dhe në shteg margjinal energjetik të izoluar dhe ka qenë në situatë të varet vetëm prej një korridori, Maqedonia e Veriut sot është vend i integruar në projektet energjetike dhe e kyçur në iniciativa për lidhje energjetike të cilat hapin perspektiva të gjëra edhe për zhvillim ekonomik të shpejtë”, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në konferencën për shtyp me Ndihmës sekretarin shtetëror për energjetik dhe resurse të SHBA-ve, Francis Fenon, që u mbajt menjëherë pas takimit bilateral, në të cilin u bisedua për mbështetjen e SHBA-ve në bashkëpunimin rajonal në energjetikë, si pjesë e rëndësishme nga prioritetet e Strategjisë për energjetikë të Maqedonisë së Veriut, nga e cila dalin masa konkrete dhe projekte nga aspekti i lidhjes jashtë-kufitare me Greqinë dhe vendet tjera nga Ballkani Perëndimor.
Në konferencën për shtyp u tha se me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si partner i ynë strategjik dhe aleat në NATO, Maqedonia e Veriut në periudhën e ardhshme do të përshpejtojë dhe do të iniciojë disa projekte nga energjetika me rëndësi të veçantë për vendin dhe për rajonin, si dhe si vend i cili ka vendosur si qëllim pavarësinë energjetike, për Maqedoninë e Veriut lidhja korridoreve energjetik përmes Bullgarisë dhe Greqisë janë me interes thelbësor dhe afatgjatë.
„Gjatë vizitës time në Athinë para dy javësh, morëm mbështetje nga konzorciumi “Gastrejd” për kyçjen e Maqedonisë së Veriut në ndërtimin e terminalit për gaz të rrjedhshëm natyror në afërsi të Aleksandropolis në Greqi. Me këtë projekt krijohet mundësi për furnizim të përhershëm dhe të qëndrueshëm me gaz natyror për vendin tonë, i cili njëkohësisht do të bëhet pikë prej ku më pas gazi do të shpërndahet edhe më gjerë në rajon dhe në vendet të cilat do të shprehin interes”, tha Kryeministri Zaev në konferencën për shtyp.
“Me Ndihmës sekretarin shtetëror Fenon biseduam edhe rëndësinë e mbështetjes për interkonektorin për gaz me Greqinë”, tha Kryetari i Qeverisë dhe shtoi se me këtë fituam edhe një mundësi për furnizim me gaz natyror nga Azerbajxhani dhe njëkohësisht edhe mundësi për lidhje të LNG terminalet në Greqi për furnizim të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm me gaz, pavarësi dhe çmime konkurruese, që është në përputhje me strategjinë tonë shumëvjeçare energjetike”, tha Kryeministri Zaev.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, Kryeministri Zaev dhe Ndihmës sekretari shtetëror për energjetikë dhe resurse të SHBA-ve Fenon, informuan për iniciativën për rivendosjen në funksion të naftësjellësit Selanik – Shkup, i cili është i ndërtuar në vitin 2000 dhe i cili pas ndërprerjes së punës së rafinerisë Okta në vitin 2013, nuk është më në funksion.
Kompania greke “Helenik Petroleum” është interesuar që përsëri ta vendos këtë kapacitet në funksion dhe ta përshtatë si linjë produktesh të derivateve. Në këtë mënyrë do të krijohet HAB Qendra në Shkup dhe prej këtu, përveçse në tregun vendor, do të furnizohen me derivate edhe tregjet e vendeve tjera në rajon
Kryeministri Zaev theksoi se me këtë lidhej me këtë lidhje të Maqedonisë së Veriut me Greqinë, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës vendi ynë bëhet korridor energjetik për vendet e Evropës Juglindore për qasje alternative deri te resurset energjetike të rëndësishme.
Ndihmës sekretari shtetëror për energjetikë dhe resurse të SHBA-ve, Fenon, në konferencën për shtyp tha se kyçja e Maqedonisë së Veriut në këto projekte energjetike e bën vendin partner rajonal të rëndësishëm, si vend i cili arriti shumë në planin e politikave energjetike dhe se me kyçje me korridoret kryesore energjetike përmes Greqisë, do të arrihen përfitime të mëdha për vendin dhe për të gjitha vendet nga Ballkani Perëndimor dhe Evropa Juglindore.
Zaev: Lidhja energjetike e Maqedonisë së Veriut me Greqinë, me mbështetje të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e bën vendin tonë korridor energjetik për vendet e Evropës Juglindore për qasje alternative drejt resurse të rëndësishme energjetike
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e priti Ndihmës sekretarin shtetëror për energjetike dhe resurse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francis Fenon.
Pas takimit, Kryeministri Zaev dhe Ndihmës sekretari shtetëror për energjetikë dhe resurse të SHBA-ve Fenon, mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp.
Në vazhdim të kësaj kumtese ua dërgojmë fjalimin e plotë të Kryetarit të Qeverisë në tërësi:
“Kam nderin e veçantë që nga takimi me Ndihmës sekretarin shtetëror për energjetikë dhe resurse të SHBA-ve z. Fenon, dolën disa informacione të rëndësishme të cilat dua që bashkë t’ua përcjellim qytetarëve tanë.
Me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si partner i ynë strategjik dhe aleat në NATO, Maqedonia e Veriut në periudhën e ardhshme do të përshpejtojë dhe do të iniciojë disa projekte nga energjetika me rëndësi të veçantë për vendin dhe për rajonin.
T’u rikujtoj se ky takim vjen si vazhdim i vizitës sime në Athinë para dy javësh, si dhe tryezës së rrumbullakët “Siguri dhe bashkëpunim energjetik dhe rajonal”, në Selanik, në të cilën mori pjesë nga Qeveri jonë i përbërë nga ministritë përkatëse të cilat e mbulojnë energjetikën dhe në të cilën fjalim mbajti edhe Sekretari shtetëror, Majk Pompeo.
Bashkëpunimi rajonal në energjetikë është pjesë e prioriteteve në Strategjinë tonë për energjetikë dhe prej këtu dalin masa konkrete dhe projekte në aspekt të lidhjes jashtë kufijve, të cilat ishin temë e takimeve në Athinë dhe Selanik.
Si vend i cili ka vendosur për qëllim pavarësinë energjetike, për Maqedoninë e Veriut lidhja korridoreve energjetik përmes Bullgarisë dhe Greqisë janë me interes thelbësor dhe afatgjatë.
Gjatë vizitës time në Athinë para dy javësh, morëm mbështetje nga konzorciumi “Gastrejd” për kyçjen e Maqedonisë së Veriut në ndërtimin e terminalit për gaz të rrjedhshëm natyror në afërsi të Aleksandropolis në Greqi. Me këtë projekt krijohet mundësi për furnizim të përhershëm dhe të qëndrueshëm me gaz natyror për vendin tonë, i cili njëkohësisht do të bëhet pikë prej ku më pas gazi do të shpërndahet edhe më gjerë në rajon dhe në vendet të cilat do të shprehin interes.
Me Ndihmës sekretarin shtetëror Fenon biseduam edhe rëndësinë e mbështetjes për interkonektorin për gaz me Greqinë.
Me këtë fituam edhe një mundësi për furnizim me gaz natyror nga Azerbajxhani dhe njëkohësisht edhe mundësi për lidhje të LNG terminalet në Greqi.
Këto projekte do t’i mundësojnë Maqedonisë së Veriut furnizim të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm me gaz, pavarësi dhe çmime konkurruese, që është në përputhje me strategjinë tonë shumëvjeçare energjetike.
Biseduam edhe për rivendosjen në funksion të naftësjellësit Selanik – Shkup, i cili është i ndërtuar në vitin 2000 dhe i cili pas ndërprerjes së punës së rafinerisë Okta në vitin 2013, nuk është më në funksion.
Kompania greke “Helenik Petroleum” është interesuar që përsëri ta vendos këtë kapacitet në funksion dhe ta përshtatë si linjë produktesh të derivateve. Në këtë mënyrë do të krijohet HAB Qendra në Shkup dhe prej këtu, përveçse në tregun vendor, do të furnizohen me derivate edhe tregjet e vendeve tjera në rajon.
Dua të theksoj se me këtë lidhje të Maqedonisë së Veriut me Greqinë, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës vendi ynë bëhet korridor energjetik për vendet e Evropës Juglindore për qasje alternative deri te resurset energjetike të rëndësishme.
E gjithë kjo tregon ndryshimin që e bëmë gjatë këtyre tre viteve. Nga vend i cili ka qenë në fund dhe në shteg margjinal energjetik të izoluar dhe ka qenë në situatë të varet vetëm prej një korridori, Maqedonia e Veriut sot është vend i integruar në projektet energjetike dhe e kyçur në iniciativa për lidhje energjetike të cilat hapin perspektiva të gjëra edhe për zhvillim ekonomik të shpejtë”.