Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot e priti drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Evropë dhe Azi Qendrore, Linda Van Gellder.
Në takim përmes komunikimit on-line mori pjesë edhe Masimiliano Paolluçi, drejtori i ri i Zyrës së Bankës Botërore në vend.
Në takim ishte biseduar për prioritetet e Qeverisë, si dhe më hollësisht për sferat që kanë lidhje me mbështetjen e tanishme dhe të ardhshme nga Banka Botërore, me fokus në projektet e deritanishme të përbashkëta, si dhe shërbime dhe analiza financiare.
Bashkëbiseduesit biseduan edhe për progresin në agjendën për iniciativën për lidhje ekonomike rajonale, si një nga idetë përparimtare, e cila siç ishte konstatuar bashkërisht do të sjellë kursime efikase dhe të rëndësishme në shpenzimet e shkëmbimit tregtar në nivel vjetor.
Në takim ishte përmendur edhe Projekti rajonal për lehtësime në tregti dhe transport, përmes të cilit Banka Botërore është e përfshirë dhe do të japë kontribut të rëndësishëm
Është diskutuar edhe për progresin në nxitjen e sektorit privat më dinamik dhe më konkurrues i cili mundëson hapjen e vendeve të reja të punës, si dhe mundësimin e kushteve për krijimin e fuqisë konkurruese, profesionale të punës, e cila kontribuon për rritje ekonomike dhe zhvillim të ekonomisë.
Në takim ishte konstatuar se mandati i dytë i Qeverisë do të shfrytëzohet për intensifikimin e reformave në sferën e ekonomisë dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian.
Ishte shprehur mbështetje e hapur për politikat e qëndrueshme fiskale dhe ekonomike, të cilat qojnë kah realizimi i projekteve në interes të qytetarëve.
Bashkërisht ishte theksuar rëndësia e Strategjisë për Partneritet të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bankën Botërore, me mbështetjen e së cilës realizohen projekte në infrastrukturën rrugore, energjetikë, infrastrukturën komunale, arsim dhe shëndetësi, dinamizmi i së cilës i sjell parametrat ekonomikë kah rritja dhe kontribuon për sigurimin e jetës cilësore për të gjithë qytetarët e shtetit.
Nga ana e Bankës Botërore ishte theksuar se Qeveria është e përqendruar në zbutjen e pasojave ekonomike nga efektet e krizës dhe njëkohësisht punon në plane për tejkalimin e saj.