Kryeministri Zaev i pranoi anëtarët e Komitetit Ndërdisiplinor për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore të formuar nga vendi ynë dhe nga Republika e Greqisë në pajtim me Marrëveshjen e Prespës

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot i priti anëtarët e pjesës së Maqedonisë së Veriut të Komitetit Ndërdisiplinor për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore të formuar nga vendi ynë dhe nga Republika e Greqisë në pajtim me Marrëveshjen e Prespës.

Anëtarët e Komitetit Ndërdisiplinor, me të cilin kryeson ambasadori Viktor Gaber, dhe ku janë anëtarë dr. Ana Çulevska, profesoreshë dhe politologe, dr.  Ludmill Spasov, profesor linguist,  prof. Fehari Rramadani, profesor dhe historian, dhe dr. Dalibor Jovanovski, profesor dhe arkeolog, dhe në mungesë të dr. Kica Kolbe, e informuan kryeministrin Zaev për progresin e deritanishëm të punë së këtij Komiteti të ekspertëve, ndërsa në prag të takimit me kolegët e tyre grekë.

Në shkëmbim të mendimeve në takim, është konstatuar se është arritur nivel i bashkëpunimit konstruktiv në Komitet në suaza të dispozitave të Marrëveshjes së Prespës, dhe se janë konfirmuar drejtimet e përbashkëta për arritjen e zgjidhjeve për rekomandimet të cilat ky Komitetit  duhet t’i dorëzojë deri te qeveritë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë si bazë e mirë për gjetjen e zgjidhjeve konkrete për narrativët historikë të cilat do t’i edukojnë brezat e ardhshëm në frymën evropiane të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit

Kryeministri Zaev, i ka njoftuar anëtarët e Komitetit për aktivitetet aktuale të Qeverisë për sigurimin e kushteve të përgjithshme për implementimin e Marrëveshjes së Presës dhe për mbështetjen e palës greke për Republikën e Maqedonisë së Veriut për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE të marrë gjatë vizitës së fundit në Athinë dhe nga takimet me kryeministrin Kirjakos Micotakis.