Nga mbledhja solemne e Qeverisë me Komisarin Varhei: Raporti i Komisionit Evropian dhe Pakoja ekonomike investuese për Ballkanin Perëndimor, paralajmërojnë epokë të re për zbatimin e suksesshëm të reformave dhe përafrim të plotë të interesave të BE-së me Programin e Qeverisë
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot mbajti mbledhje solemne në të cilën Komisari për fqinjësi dhe zgjerim i Komisionit Evropian, Oliver Varhei i prezantoi Raportin vjetor të Komisionit Evropian për vendin tonë dhe Pakon ekonomike investuese të BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në fjalimin e tij hyrës i dëshiroi mirëseardhje të përzemërt Komisarit Varhei dhe u falënderua për angazhimin e tij për avancimin e integrimeve në BE të Maqedonisë së Veriut, si dhe rajonit në tërësi të Ballkanit Perëndimor.
“Vizita e Juaj është shenjë e mbështetjes me rëndësi të veçantë për vendin tonë. Ajo e konfirmon mbështetjen dhe solidaritetin që nuk mungojnë nga BE-ja në këto kohëra të vështira të pandemisë nga virusi korona. Dëshiroj të shpreh falënderimin e Qeverisë dhe të të gjithë qytetarëve, për solidaritetin dhe ndihmën e BE-së për sektorin shëndetësor, pakon financiare për ballafaqim me pasojat sociale-ekonomike, si dhe ndihmën makro-financiare e cila do të jetë plotësim shtesë i këtyre ndihmave”, theksoi Kryeministri Zaev.
Kryeministri Zaev theksoi se vizita e Komisarit Varhei realizohet në një moment me rëndësi të veçantë për vendin tonë, në një vit kur u bëmë anëtare e NATO-s dhe në një periudhë kur pritet miratimi i Kornizës negocuese nga ana e Këshillit të BE-së dhe caktimi i Konferencës së parë ndërqeveritare mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut deri në fund të vitit 2020 gjatë kryesimit të Gjermanisë me BE-në.
“Tani është koha e vërtetë që brezi i profesionistëve të vendit të merret me detyrën më të rëndësishme, e cila do ta shënojë këtë periudhë – anëtarësimi i plotfuqishëm në BE. Be-ja është Union i vlerave dhe parimeve dhe është veprimi më i saktë integrues i kontinentit, i cili nëpërmjet Tregut të përbashkët siguron progres dhe mirëqenie ekonomike për të gjithë qytetarët. Ne jemi të bindur dhe të përgatitur se mundemi të ndajmë këtë rrugë dhe në të ardhmen të kontribuojmë për barazinë dhe zhvillimin e BE-së si fuqi globale e botës”, tha Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev në fjalimin përshëndetës në mbledhjen solemne të Qeverisë, në të cilën Komisari Varhei i prezantoi Raportin vjetor të Komisionit Evropian për vendin tonë dhe Pakon ekonomike investuese për Ballkanin Perëndimor.
Siç dihet, dje Komisioni Evropian e publikoi Pakon vjetore për zgjerim, e cila e përfshin Raportin vjetor për procesin e aderimit të vendit në BE, si dhe Pakon ekonomike investuese për Ballkanin Perëndimor, si dy dokumente me rëndësi të veçantë në agjendën e BE-së të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Ato do të kontribuojnë për krijimin e momentit të fuqishëm politik për përparim përfundimtar në agjendën evropiane të vendit, fillimin e procesit aderues, në përputhje me metodologjinë e re dhe hyrjen në fazë të re më të lartë në realizimin e qëllimit strategjik – anëtarësimin në BE. Raporti i Komisionit Evropian jep pasqyrë të qartë për avancimin e vendit, por edhe për fushat ku nevojitet përmirësim shtesë dhe harmonizim të standardeve evropiane. Raportin do ta shfrytëzojmë për përpilimin e planeve dhe strategjive të para të veprimit nga grupi i parë, kushtuar Vlerave themelore, të cilat më tutje do të shndërrohen në pozicione negocuese të vendit tonë”, tha Kryeministri Zaev, duke theksuar se mbështetja financiare prej 9 miliardë eurove përmes IPA 3, do të dërgojë porosi të fuqishme për mbështetje në perspektivën e BE-së të Rajonit dhe për plotësimin e proceseve të reformës, me zhvillimin e përshpejtuar ekonomik.
Në fjalimin e tij, në mbledhjen solemne të Qeverisë së RMV-së, Komisari për fqinjësi dhe zgjerim i Komisionit Evropian, Oliver Varhei, tha se kjo është ditë duhet të mbahet mend për qëllimin tonë të përbashkët, të Maqedonisë së veriut dhe Bashkimit Evropian – fillimin e negociatave dhe realizimin e anëtarësimit të RMV-së në BE. Varheji shtoi se lajm i mirë është që tani Maqedonia e Veriut ka edhe një arsye të fuqishme të punoj edhe më shumë në zbatimin e reformave dhe me një përfundim të zakonshëm të përgatitjeve për bisedimet për negociatat për shkak se bëhet fjalë për të arritura që do ta ndryshojnë të ardhmen e vendit.
Eurokomesari Varhej potencoi se me ndihmën ekonomike të vendeve nga Ballkani Perëndimore në lartësi prej 9 miliard euro, Bashkimi Evropian obligohet që ta shpejtoj evropianizimin e rajonit dhe me rimëkëmbjen e shpejt ekonomike dhe për këtë qëllim raporti i Komisionit Evropian vë në dukje fushat kryesore të cilat duhet të ndihmohen.
Si veçanërisht të rëndësishme, komisari Varhej, i theksoi projektet rajonale infrastrukturore për lidhjen rrugore dhe hekurudhore të qyteteve kryesore të vendeve nga rajoni me çka Bashkimi Evropian bëri ndryshime në politikat e tyre dhe në pajtim me planin e pakos Ekonomike-Investuese për Ballkanin Perëndimor të Bashkimit Evropian me bashkëfinancim të këtyre projekteve do të jetë në lartësi nga 40 për qind, në vend të 20 për qind të deritanishme.
Në planin për realizimin e pakos Ekonomike-investuese për Ballkanin Perëndimor prioritet ka edhe mbështetja e projekteve energjetike për lidhje rajonale si dhe investimet në resurset sociale dhe njerëzore në arsim dhe në politikat për parandalimin e emigrimit të të rinjve.
Në vazhdim të mbledhjes solemne të sotshme fjalim mbajti edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për Çështjet Evropiane, Nikolla Dimitrov i cili tha se raporti vjetor i KE-së për Maqedoninë e Veriut është një pasqyrë reale dhe objektive, por edhe bazë referuese për obligimet tona në këtë periudhë.
“Jemi të përgatitur që të tregojmë rezultate, të përgjigjemi ndaj çdo detyre për anëtarësim në BE, dhe si hap i parë është të presim lajmin e ardhshëm të mirë, me ndihmën tuaj, me ndihmën e Këshillit Evropian, të miratohet korniza negociese dhe ta mbajmë Konferencën e parë ndërqeveritare. Tre shtyllat të ardhmërisë evropiane të Maqedonisë së Veriut janë dorëzuar: metodologjia e re, dritë jeshile për fillimin e bisedimeve aderuese dhe plani investues për rajonin që ekonomikisht të filloj të kap hapin me vendet anëtare të BE-së. Ky është një rast historik që kemi për qëllim ta shfrytëzojmë,” theksoi Dimitrov.
Në mbledhje fjalim mbajti edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani i cili u ndal në disa çështje aktuale rajonale dhe fqinjësore dhe shprehi falënderim që komisari Varhej dhe Komisioni Evropian morën qëndrime parimore rreth formësimit të pjesës së marrëdhënieve fqinjësore dhe përdorimit të atributeve shtetërore në draft kornizën e negociatave.
“Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes së miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit me Bullgarin, përforcimin e kohezionit të brendshëm me anë të implementimit të qëndrueshëm të Marrëveshjes së Ohrit, si dhe reformat e arritura tani më të vërtetuara nga ana e Raportit, Maqedonia e Veriut në bazë të meritave personale pa asnjë vonesë apo kontestimi të mëtejshme të elementeve thelbësore që askush në Evropë nuk guxon ti kontestojë, në mënyrë kategorike meriton ti filloj negociatat,” theksoi Osmani dhe shtoi se në atmosferën konstruktive dhe produktive e cila do të kahëzohet drejt arritjes të konkluzave të përbashkëta të pranueshme me Republikën e Bullgarisë gjatë kohës së vizitës së tij në Sofje, ku do të pritem nga homologia Zaharaieva, ministre e Punëve të Jashtme e Bullgarisë,
Në mbledhjen solemne të Qeverisë fjalim pati edhe ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, i cili potencoi se institucionet janë të përgatitur për transformimin e evropianizimit të Maqedonisë së Veriut pritje të largimit përfundimtar nga salla e pritjes së BE dhe fillimit të Konferencës së parë ndërqeveritare në dhjetor të këtij viti.
"Në Raport është dhënë mirënjohje për progresin e mirë të reformës gjyqësore dhe luftën kundër korrupsionit dhe konstatohet pajtueshmëria e kornizës ligjore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut me standardet evropiane në një masë të madhe. Prioriteti im, si për hapjen e negociatave ashtu edhe për tërë rrjedhën e negociatave, do të jetë ndërtimi i institucioneve gjyqësore transparente, efikase, të pavarura dhe të paanshme të bazuar në parimin e sundimit të së drejtës dhe mbrojtjes të të drejtave të njeriut. Ngelemi të përkushtuar që të gjitha proceset reformuese nga Kapitulli 23: Gjyqësori i dhe të drejtat fundamentale të bëhen në koordinim të ngushtë dhe partneritet me BE-në dhe nën vëzhgimin e Brukselit,” tha ministri i Drejtësisë, Mariçiq.
Në fund të mbledhjes solemne të Qeverisë, Kryeministri Zaev tha se raporti i këtij viti i Komisionit Evropian, si dhe Pakoja Ekonomike-Investuese për Ballkanin Perëndimor, shpall një epokë të re për zbatimin e suksesshëm të reformave, bashkëpunimin rajonal dhe se plani i Komisionit Evropian 4 deri në 5 të ardhshmet përkojnë me mandatin e kësaj qeverie, e cila përputhet plotësisht me interesat e BE-së me Programin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.