Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i shoqëruar nga Ljupço Nikollovski, zëvendësi i kryetarit në Qeveri për luftim të korrupsionit dhe kriminalitetit zhvillim të qëndrueshëm dhe burime njerëzore u takuan me deputetët nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Taulant Bala dhe Vasil Sterjovski, anëtari i parë në Kuvendi shqiptar nga Aleanca Maqedonase për Integrim dhe me Nuri Belba, kryetar i Komunës Prenjas.
Në takim u konkludua se marrëdhëniet e sinqerta miqësore midis kryeministrave Zoran Zaev dhe Edi Rama janë drejtimi në të cilin po zhvillohen marrëdhëniet e mira fqinjësore midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, si një shembull i mirë në rajon, se atje ku ka vullnet politik ka respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim të suksesshëm.
Bashkërisht konkludohet se të dy vendet besojnë në të njëjtat vlera evropiane.
“Të gjitha angazhimet për të ardhmen evropiane të vendeve tona janë gjithashtu angazhime për evropianizimin e shteteve, me qëllim të një jete më të mirë për qytetarët. Rajoni ka nevojë për miqësi dhe bashkëpunim dhe ato po ndodhin”, tha Kryeministri Zaev.
Gjithashtu u theksua kujdesi për bashkësitë etnike në vendet, si një urë dhe konfirmim i miqësisë së sinqertë midis dy vendeve.