Në vazhdimin e mbledhjes së 12-të të rregullt, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi raportin e Agjencisë për Investime të Huaja, plotësuar me mendimin e Komisionit për vlerësimin e plotësimit të kushteve, për kërkesat e arriturat për lidhjen e Marrëveshjes për dhënien e mbështetjes financiare për investimet e arritura përmes Agjencisë për Investime të Huaja dhe nxitjen e eksportit, në përputhje me Ligjin për mbështetjen financiare të investimeve.
Nga raporti i Agjencisë, është konfirmuar me mendim nga Komisioni, në thirrjen për mbështetje financiare nga investimet, në pajtim me Planin për zhvillim ekonomik dhe Ligjin për mbështetje financiare të investimeve për vitin 2020 kanë aplikuar 54 kompani për marrëveshje të reja dhe 11 kompani për ndryshimin/plotësimin e marrëveshjes, gjegjësisht për anekse të marrëveshjeve të nënshkruara më parë.
Nga 54 kërkesat për mbështetjen financiare të investimeve për marrëveshje të re, janë pranuar aplikimet e 39 kompani, ndërsa nga 11 kërkesat e arritura për anekse, janë pranuar 10 aplikimet e kompanive për mbështetjen e investimeve të tyre gjatë këtij viti, në përputhje me kushtet dhe kriteret e konfirmuara në Ligjin për mbështetje financiare të investimeve.
Shuma maksimale në vjet si mbështetje financiare është nga 10% deri në 20% e investimeve të realizuara, por jo më shumë se од 1.000.000 euro.
Vlera e përgjithshme e pranuar për mbështetjen e investimeve të kompanive nga të dy paketat është 53.4 milionë euro.