Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 13-të i shqyrtoi dhe i pranoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive për ta kufizuar orarin e punës në të gjitha objektet hotelierike deri në orën 23, përveç atyre që bëjnë dorëzimin, si dhe për të kufizuar kapacitetin e udhëtarëve në automjete në transportin publik në 50% nga numri i përgjithshëm i udhëtarëve të paraparë në një automjet.
Qeveria e pranoi edhe rekomandimin që administrata shtetërore dhe publike, komunat dhe gjykatat, në përputhje të parimit të punës dhe procesit të punës, organizimi i punës të zhvillohet në ndërrime ose on-line, nga shtëpia, ose në mënyrë të reduktuar në sistemin e rotacioneve në varësi të karakteristikave të procesit të punës të institucioneve.
Në këtë mbledhje, Qeveria e pranoi rekomandimin e Komisionit për shtyrjen e garës atletike "23 Tetor" në Shkup, si dhe për të mbajtur në fuqi ndalesën për praninë e tifozëve në garat sportive të organizuara nga Federata e Hendbollit dhe federatat e tjera të sporteve, të cilat më parë kërkuan që kjo ndalesë të shfuqizohet.
Në bazë të mendimit të Komisionit për Sëmundjet Infektive, Qeveria e miratoi Protokollin për veprim gjatë dhënies së provimit profesional për mësuesit dhe bashkëpunëtorët profesional gjatë pandemisë KOVID-19.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria e miratoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim, i cili parasheh ndërtimin e një lloji të veçantë të ndërtimeve, përkatësisht ndërtime modulare për veprimtari shëndetësore, ndërtimi i të cilave financohet me mjete nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut ose nga mjete nga Bashkimi Evropian, gjegjësisht një organizatë tjetër ndërkombëtare, në mënyrë që të rrisë efikasitetin e sistemit shëndetësor gjatë ballafaqimit me virusin korona KOVID-19.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në këtë mbledhje njoftoi Qeverinë se e pranoi kërkesën e zëvendëskryetarit të Qeverisë të ngarkuar për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burimeve njerëzore, Ljupço Nikollovski, i ngarkuar edhe për zbatimin e Kodit për sjellje etike për anëtarët e Qeverisë dhe bartësit e funksioneve publike të emëruar nga Qeveria dhe se do t'i rekomandojë Këshillit Drejtues të Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane dhe lëvizshmëri për të shkarkuar drejtoreshën Lidija Dimova për sjellje joetike në kryerjen e funksionit të saj, në lidhje me indikacionet për punë financiare joadekuate dhe neglizhencë në ruajtjen e imazhit të institucionit në publik.
Këtë procedurë e mundëson neni 23 i Kodit Etik, sipas të cilit Kryeministri mund të kërkojë përgjegjësi politike, gjegjësisht kërkesë për dorëheqje të bartësit të një posti ekzekutiv ose propozim për shkarkimin e tij dhe të fillojë nismë për njoftimin e institucioneve kompetente, përmes së cilës në bazë të gjetjeve dhe vendimeve të Këshillit të Drejtorëve, do të respektohen të gjitha procedurat për garantimin e parimit të prezumimit të pafajësisë,
Sot, Qeveria e miratoi tekstin e fundit të Propozim-Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari hulumtuese shkencore.
Me ndryshimet e propozuara prolongohet afati për zgjedhje në tituj shkencorë, gjegjësisht personat që janë në fazën e marrjes së këtij statusi për të përfunduar studimet e doktoratës dhe të zgjidhen në titullin shkencor, bashkëpunëtor kërkimor, me të cilin tejkalohet situata për shkak të së cilës nuk kishte bazë ligjore për pagesën e pagës së shtatorit në institutet shkencore.
Sot, Qeveria e miratoi tekstin e ri të Propozim-Ligji për plotësimin e Ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe në përputhje me nenin 170 të Rregullores së Punës të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, do t'ua dorëzojë deputetëve për miratim.
Këto plotësime janë për të siguruar të ardhura të qëndrueshme dhe për të lehtësuar funksionimin e komunave gjatë KOVID-19 për vitin 2021, të cilat janë pjesë e Pakos 4 të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Në mbledhjen e sotme u miratua teksti i ri i Propozim-ligjit për ndryshimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor.
Qëllimi i Propozim-ligjit për ndryshimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor është krijimi i kushteve për zbatimin e plotë të nenit 147-a të Ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas të cilit, personeli aktiv ushtarak dhe civil i shërbimit në Armatë realizon të drejtën e stazhit të sigurimit me kohëzgjatje të shtuar, gjegjësisht stazh i përfituar.
Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për pagesën e pensionit për muajin tetor të vitit 2020 dhe ka ngarkuar Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut të dorëzojë të dhënat për pensionet në banka afariste më së voni deri më 26 tetor të këtij viti.
Qeveria u rekomandon bankave afariste që të mundësojnë që pensionistët me pensionet e tetorit të mund të disponojnë përmes rrjetit të bankomateve edhe në rrjetin tregtar nga 27.10.2020, ndërkaq pagesa e pensioneve në para të gatshme për pensione për klientë që nuk përdorin kartela, të organizohet në katër grupe sipas orarit në vijim sipas lartësisë së pensionit:
Të martën (27.10.2020), pagesa e pensioneve në shumë deri 11,000 denarë
Të mërkurën (28.10.2020), pagesa e pensioneve në shumë deri 11,001 denarë deri në 14,000 denarë
Të enjten (29.10.2020) pagesa e pensioneve në shumë prej 14,001 denarë deri në 18,000 denarë.
Të premten (30.10.2020) pagesa e pensioneve në shumë mbi 18,000 denarë.
Në mbledhjen e sotme Qeveria e emëroi Sasho Taseskin drejtor i Byrosë për Siguri Publike pranë MPB-së dhe Pece Mirçevski drejtor i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërkaq Visar Riza është shkarkuar nga detyra u.d drejtor në Agjencisë për Barna dhe Pajisje Mjekësore dhe në atë pozitë emërohet Lirim Shabani.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria e miratoi Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për emërimin e kryetarit, sekretarit të përgjithshëm dhe anëtarëve të Komisionit Nacional për UNESCO të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku kryetare e Komisionit është emëruar Ministrja e Kulturës prof. dr. Irena Stefoska.