Zaev: Maqedonia e Veriut dhe SHBA-të e vërtetuan bashkëpunimin për siguri të 56 teknologji

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Nën Sekretari për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin Jetësor të SHBA-së, Keit Kraç sot nënshkruan memorandum për mirëkuptim për siguri të 56 teknologji.

Pas nënshkrimit të memorandumit, Kryeministri Zaev dhe Nën Sekretari Kraç ju referuan rëndësisë nga nënshkrimi i këtij memorandumi, veçanërisht që Republika e Maqedonisë së Veriut si vend kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka për obligim ti harmonizoj politikat nacionale për zhvillim të komunikimeve elektronike me politikat e Bashkimit Evropian dhe me Shtet e Bashkuara të Amerikës.

Siç theksoi kryeministri Zaev, me memorandum, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shtet e Bashkuara të Amerikës, e vërtetojnë dëshirën e tyre të përforcojnë bashkëpunimin për zbatimin e 56 teknologjisë e cila është në përputhje me planin tonë Nacional operativë Broadband, që e miratuam vitin e kaluar si një dokument i yni strategjik për një epokë të re të digjitalizimit të vendit.

“Duke patur parasysh përparësitë e komunikimit pa tel nga gjenerata 5G, ky memorandum për bashkëpunim është i një rëndësie jetike për prosperitetin e ardhshëm të vendit ton nga aspekti ekonomik, si dhe për sigurinë nacionale. 5G do të mundësoj aplikacione të reja, duke përfshirë edhe sigurimin e shërbimeve kyçe për publikun,të cilat do të jenë në shfrytëzim për qytetarët tan dhe për ekonominë tonë. Sasitë e zmadhuara të të dhënave në mënyrë plotësues do ti ndërlidhin ekonomitë në botë, veçanërisht Maqedoninë e Veriut dhe SHBA-të, dhe do të lehtësojnë shërbimet dhe tregtitë ndërkufitare,” deklaroi kryeministri Zaev.

 

Maqedonia Veriore dhe Shtetet e Bashkuara theksuan rëndësinë e inkurajimit të pjesëmarrjes së furnitorëve relevantë dhe të besueshëm të harduer dhe softver dhe programeve të rrjetit në tregjet 5G, duke marrë parasysh vlerësimet e rrezikut dhe promovimin e kornizave që mbrojnë në mënyrë efektive rrjetet 5G nga aksesi i paautorizuar i palës së tretë.

Nënsekretari Kraç iu referua bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut, si një partner i rëndësishëm strategjik. Sidomos tani, kur me këtë memorandum, Maqedonia Veriore, si pjesë e Aleancës së NATO-s, bashkohet me grupin e 27 vendeve anëtare të NATO-s, të cilat janë pjesë e "Rrjetit të Pastër"  (Clean Network).

Siç tha ai, ky memorandum adreson rreziqet dhe merr parasysh rrjetet e sigurta të internetit që janë jetike për sigurinë kombëtare, prosperitetin ekonomik dhe stabilitetin në rajon.

"Së bashku, ne kontrollojmë të ardhmen tonë 5G dhe mund të sigurojmë një të ardhme të sigurt për qytetarët tanë. Ky memorandum ka të bëjë kryesisht me besimin, dhe jo vetëm si një simbol i besimit të fortë midis dy vendeve, por edhe me të gjitha vendet e tjera që me ndihmën e rrjeteve të sigurisë janë të përkushtuar në luftën midis lirisë dhe autoritarizmit", përfundoi nënsekretari Kraç.