Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut , Zoran Zaev, u takua me Karidad Jamira Kieto Milian, Ambasadore e Republikës së Kubës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në takim u shprehën urime për mandatin e ri të Kryeministrit Zaev dhe për zgjedhjen e Qeverisë së re dhe mbështetjen e vendit tonë në proceset e mëtutjeshme të integrimit.
-Qëllimi ynë kryesor tani është hapja e mundësive të reja ekonomike për qytetarët dhe bizneset. Në kushtet e pandemisë, është e nevojshme që secili prej vendeve të gjejë mënyra për të zhvilluar ekonominë, e cila drejtpërdrejt përfshinë edhe qytetarët dhe kompanitë, dhe ne jemi të hapur dhe të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjitha vendet, si dhe me Kubën, në mënyrë që të përfitojnë njerëzit në të dy shtetet,” tha kryeministri Zaev.
Në takim është konstatuar se vendi ynë dhe Kuba kanë një miqësi tradicionale, por që ekzistojnë mundësi të hapura për promovimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushën e ekonomisë, mjekësisë, arsimit, turizmit, kulturës. U theksuan njohuritë kubane në mjekësi dhe industrinë farmaceutike dhe mundësia e shkëmbimit të përvojave dhe shërbimeve në këto zona. Gjithashtu u diskutuan mundësitë për lidhjen e komuniteteve të biznesit dhe odave ekonomike përmes ministrive të jashtme të të dy vendeve, dhe u shpreh interesi për vizita të ndërsjella të nivelit të lartë.