Dushko Arsovski

Dusko Arsovski është gazetar me më shumë se 20 vjet përvojë. Që nga viti 2012 ai ka qenë redaktori për politikë të jashtme në RTVM, redaktor i edicionit qendror të lajmeve dhe në një periudhë zëvendës kryeredaktori i Programit informativ. Ai më parë ka punuar si gazetar / producent dhe shef i zyrës së BBC në gjuhën maqedonase në Shkup. Në karrierën e tij, ai ishte redaktor / drejtues i lajmeve në Alfa TV për dy vite si pjesë e ekipit që e themeloi televizionin në vitin 2008. Ai e filloi karrierën e tij në Radion Maqedonase, në programin për fëmijë, në vitin 1998. Më pas ai punoi në televizionin e Shkupit, Sky Net, nga ku në vitin 2003 u transferua në Televizionin Maqedonas ku punoi si gazetar për politikë të jashtme dhe më vonë si redaktor i Ditarit.

Diplomoi në studime ndërdisiplinare për gazetari në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup në vitin 2001. Në vitin 2017 ai u bë magjistër i Marrëdhënieve Ndërkombëtare - zgjidhja e konflikteve në Fakultetin Filozofik të Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi" në kuadër të programit TEMPUS. Ai është autor i punimit "Procesi i pajtimit në Maqedoni përmes intervistave me politikanë përkatës 10 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit".

Në vitin akademik 2003/2004 ishte në trajnim plotësues profesional, në fushën e gazetarisë në Universitetin Shtetëror të New Mexico, SHBA, me bursë nga Departamenti i Shtetit.
Fitues i çmimit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni - "Pyetja e Vitit" në vitin 2005, për raportimin nga samiti i BE-së në Bruksel, në të cilin Maqedonia mori statusin për vend kandidat për anëtarësim në Unionin. Në vitin 2006 ai fitoi Certifikatë nga Delegacioni i BE-së në Maqedoni për "Arritjet e veçanta në raportimin mbi çështjet e lidhura me BE".
Nga viti 2006 deri në vitin 2010 ai ishte anëtar i Bordit Ekzekutiv të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë.

Si aktivist qytetar ishte bashkëthemelues i OJQ-së “Diversity Media”, e cila që nga viti 2011 ka synuar të promovojë dhe mbështesë gazetarinë e pavarur dhe standardet e larta në raportim.

Në vitin 2015-2016 ai ishte anëtar i grupit punues i mbështetur nga BBC i cili hartoi Rregulloren e Gazetarisë dhe Kodin e RTVM për të përfshirë zgjedhjet.

Nga viti 2013 deri në vitin 2017, në dy mandate, ai ishte anëtar i Bordit për dhënien e çmimit shtetëror për gazetari dhe publicistikë "Mito Haxhivasilev Jasmin".
Që nga viti 2014 ai është anëtar i Kolegjiumit të OJQ-së Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë "Megjashi".

Ai ka qenë një trajner i gazetarisë dhe marrëdhënieve me publikun në punëtoritë e organizuara nga OSBE / ODIHR, MCIC, Forumi Rinor Arsimor, Democracy Lab (së bashku me Rrjetin e gazetarëve të rinj dhe Ambasadën e SHBA në Maqedoni) dhe kompaninë La Roche.

Dusko Arsovski lindi në vitin 1977 në Kumanovë.