“Ajo që ndodhi në Vjenë tregon se as ne, e as Austria, e as kushdo në botë nuk është imun ndaj terrorizmit dhe prandaj bashkëpunimi në planin për luftimin e terrorizmit dhe në këtë drejtim mbrëmë bisedova me mikun tonë të madh Sebastian Kurc, që t’u shprehë ngushëllime familjeve, shtetit austriak,” theksoi Kryeministri Zaev në intervistën e dhënë në edicionin e lajmeve për TV Sitel.
Ai theksoi se shkëmbimi i informacioneve është një nga parimet më të rëndësishme për bashkëpunim me vendet anëtare të NATO-s edhe pse Austria nuk është anëtare e Aleancës, ajo si një nga vendet e BE-së me të cilën kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm është partneri ynë edhe në këtë fushë të shkëmbimit të informacionit që i zotërojnë shërbime dhe cilat janë thelbësore për luftimin dhe parandalimin e aktiviteteve terroriste.
"Ne patëm një operacion të suksesshëm një muaj më parë, ku njerëzit që ishin pjesë e 'Qelia 1', 'Qelia 2' dhe kështu me radhë janë të kthyerit që u dënuan, dolën nga burgu dhe vazhduan me aktivitete të tilla. Kjo në vetvete afirmon nevojën për programe rehabilitimi dhe angazhimi, risocializimin e atyre njerëzve. Ne kemi një plan dhe strategji të tillë dhe proceset janë duke u zhvilluar në atë plan," tha Kryetari Zaev në një intervistë për TV Sitel.