Hristina Oxhaklieska - Zëvendësministre e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Hristina Oxhaklieska u diplomua në 2006 në Studimet Ndërdisiplinore në Inxhinierinë e Mjedisit Jetësor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin "Shën. Kirili dhe Metodi”- Shkup si inxhinier për mbrojtjen e mjedisit.

Në vitin 2011 në Fakultetin e Teknologjisë dhe Metalurgjisë në Universitetin “Shën. Kiril dhe Metodi“  fiton titullin Magjistër i Shkencave Teknike në fushën e Inxhinierisë së Mjedisit.

Mori titullin doktor i shkencave gjeografike në vitin 2017 në Institutin e Gjeografisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Matematikës në Universitetin "Shën. Kirili dhe Metodi ”.

Është e angazhuar profesionalisht si planifikuese për mbrojtjen e mjedisit dhe trashëgimisë natyrore në Agjencinë për Planifikim Hapësinor.

Që nga nëntori i vitit 2017 është anëtare e Këshillit në komunën e Kisella Vodës.

Që nga Shtatori i vitit 2020, ajo është Zëvendësministre e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Është autore e studimeve të shumta dhe merr pjesë në projekte vendore dhe ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe trashëgimisë natyrore.

Ka botuar disa punime shkencore.

Merr pjesë si lektore dhe studiuese në projekte dhe konferenca në fushën e planifikimit hapësinor, mbrojtjes së mjedisit dhe trashëgimisë natyrore, vlerësimit strategjik të ndikimit të dokumenteve të planifikimit ndaj mjedisit jetësor, etj.

Merr pjesë në seminare dhe trajnime në fushën e politikëbërjes publike dhe pjesëmarrjen e grave në politikë.

Flet anglisht.