Takimi i liderëve për Ballkanin Perëndimorë në kuadër të procesit të Berlinit sot në Sofje përfundoi me deklaratë të përbashkët për media dhe publikun për rezultatet e arritura nga Samiti nga bashkë-nikoqiri i ngjarjes, kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Bojko Borisov dhe kancelaria e Republikës së Gjermanisë, Angela Merkel në iniciativën e së cilës zbatohet procesi i Berlinit në rajon.
Në fjalimin e tij kryeministri Zoran Zaev theksoi se për herë të parë është vendosur praktika për udhëheqjen e përbashkët të projekteve nga kjo nismë nga vendet anëtare dhe vendet kandidate për anëtarësim nga Ballkani Perëndimorë, është dëshmi e fuqishme për atë se procesi i Berlinit në mënyrë thelbësore i përshpejton dhe përforcon aspiratat euro-integruese të vendeve nga rajoni.
Edhe pse Samiti në kohë të papara për shkak të pandemisë me KOVID-19, tha kryeministri Zaev, e përbashkëta nga bashkë-nikoqiri me procesin e Berlinit realizoj aktivitete të shumta të drejtuara drejt mbajtjes së bashkëpunimit energjetik në shumë fusha edhe në realizimin e rezultateve të dukshme dhe të prekshme.
“Diskutuam për drejtimet kyçe strategjike për rajonin tonë, për vizionin për Planin Aksional për tregun e përbashkët rajonal dhe për agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimorë. Mbështetja për dy iniciativat do të nxisë rritjen ekonomike dhe zhvillimin e rajonit, por gjithashtu do të përfshij edhe disa ngjarje aktuale ekologjike dhe sfida shëndetësore, duke ofruar një rritje potenciale të mëdha, për vende të reja pune dhe për qasje strategjik drejt mbrojtjes së ambientit jetësorë,” theksi kryeministri Zaev në konferencën për shtyp.
Kryeministri Zaev theksoi se Bashkimi Evropian në mënyrë të guximshme e vërtetoi mbështetjen për Ballkanin Perëndimorë me 9 miliard euro grand të paralajmëruar, të plotësuar me Instrumentin e ri për garancion për Ballkanin Perëndimor, me të cilin do të duhet të rriten investimet deri në 20 miliard euro, me çka do të sigurohet mbështetje të madhe financiare për proceset reformuese dhe transformimin ekonomik të rajonit.
“Prezantimi i Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor në mënyrë shtesë do të sjell narrativ të ri në lidhje me zhvillimin ekonomik dhe do të ndihmoj të integrohet rajoni në politikat kyçe në Bashkimin Evropian,” tha Zaev.
Kryeministri Zaev theksoi se ideja e ndërlidhjes, e cila është në thelb të Procesit të Berlinit, evoluoi në një lidhje në një kuptim shumë më të gjerë sesa infrastruktura dhe rajoni me të drejtë njohu rëndësinë e lidhjes së biznesit, lëvizshmërisë së të rinjve, lidhjes digjitale, dialogut me shoqërinë civile, shkëmbimet kulturoret me qëllim që të konkurrojë në tregjet globale, si dhe për mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve të saj.
"Ne të gjithë ranë dakord që duhet të rritim përpjekjet tona për përparim shtesë të vërtetë në procesin e reformës dhe për të rritur bashkëpunimin ekonomik rajonal për të hedhur bazat për një rritje të qëndrueshme. Vetëm një rajon i integruar dhe i lidhur mund të lëvizë me besim drejt BE-së. Vizioni i Planit të Veprimit për një Treg të Përbashkët Rajonal dhe Agjendën e Gjelbër tregojnë drejtimin e duhur," nënvizoi Kryeministri i Maqedonisë Veriore dhe bashkë-nikoqiri i Samitit të Ballkanit Perëndimor në Sofje, Zoran Zaev.
Ai shtoi se iniciativa të tjera po zbatohen përmes Procesit të Berlinit si një platformë politike, të tilla si marrëveshja rajonale për udhëtimin me një kartë identiteti, zgjerimi i shiritave të gjelbër në Ballkanin Perëndimor në korridoret e BE dhe bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë për një përgjigje pandemike rajonale.
Rajoni, theksoi Zaev, inkurajon dhe siguron zbatimin e iniciativave për bashkëpunim me shoqërinë civile, veçanërisht për çështjet që lidhen me rininë.
Në fund të deklaratës së tij në Samitin e Sofjes, kryeministri Zaev falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe partnerët në Procesin e Berlinit për mbështetjen dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm.
Kryeministri i Republikës së Bullgarisë Bojko Borisov, nga ana e tij, theksoi se gjatë pritjes së përbashkët të vendit të tij dhe Republikës së Maqedonisë Veriore, në procesin e Berlinit u shpreh një angazhim i fortë për zhvillimin e rajonit, e cila u mbështet në mënyrë të barabartë nga udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së dhe institucioneve evropiane që morën pjesë aktive në Samitin e sotëm.