Liderët nga Ballkani Perëndimor e nënshkruan Deklaratën për treg të përbashkët rajonal për integrim më të thellë ekonomik rajonal një hap më afër tregut unik të BE-së dhe Deklaratës së Agjendës së Gjelbër

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor pjesëmarrëse në Samitin e Sofjes në kuadër të Procesit të Berlinit nënshkruan sot Deklaratën për tregu të përbashkët rajonal për integrim më të thellë ekonomik rajonal, i cili është një hap drejt tregut të vetëm të BE-së, dhe Deklarata për axhendën e gjelbër, të cilat u hartuan dhe harmonizuan në vitin kur Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë bashkë-nikoqire të procesit.

Në  Deklaratën e liderëve të vendeve nga Ballkani Perëndimor për tregun e përbashkët rajonal përkushtimi I përbashkët është transformimi I rajonit në kuadër të rregullave dhe standardeve të Bashkimit Evropian dhe me qëllim të përforcohet konkurrenca e rajonit me qëllim që të afrohemi deri te standardet e tregut  unik të BE-së.  Për këtë në Samitin në Sofje është miratuar edhe plani Aksional me hapa konkret ku tregut rajonal do ti sigurojnë që të integrohet në zinxhirët e tregut evropian dhe botëror.

Një rol gjithëpërfshirës në mbështetjen e realizimit të këtij qëllimi ka Plani gjithëpërfshirës Ekonomik dhe i Investimeve për Ballkanin Perëndimor për projekte në sektorët e prodhimit dhe infrastrukturën e qëndrueshme, si një kontribut i domosdoshëm për të përcaktuar të ardhmen e përbashkët të rajonit të BE-së për prosperitetin e qytetarëve dhe kompanive  të cilat përkushtohen të gëzojnë të njëjtat liri si kompanitë dhe qytetarët në Bashkimin Evropian.

Drejtuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan sot Deklaratën për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, e cila synon të arrijë një kontinent neutral të karbonit deri në vitin 2050, së bashku me BE-në, duke futur politika të rrepta klimatike dhe duke ndërmarrë reforma të energjisë  sektorit të transportit.

Deklarata, për të cilën u obliguan liderët  e rajonit, parashikon mbrotjen nga  ndotjae  ajrit, ujit dhe tokës në Ballkanin Perëndimor si një interes i përbashkët i të dy vendeve të rajonit dhe BE-së.

Kjo deklaratë gjithashtu përfshin bujqësinë për të zbatuar politika për të minimizuar ndikimin e saj negativ ndaj ambientit hapësinor dhe klimës, si dhe për të siguruar ushqim të shëndetshëm me çmime të volitshme për qytetarët e Ballkanit Perëndimor dhe tregjet e eksportit.

Me këtë Deklaratë, vendet e Ballkanit Perëndimor gjithashtu pranojnë politikat evropiane për një strategji afatgjatë për të ndaluar humbjen e biodiversitetit, mbrojtjen dhe rivendosjen e ekosistemeve dhe diversitetin biologjik, për të cilat propozohen një sërë aktivitetesh.

Pjesëmarrësit e Samitit të Lidershipit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit sot në Sofje në fund të veprimtarisë miratuan dokumentin "Përfundimet e bashkë-nikoqirëve" i cili miratohet pas çdo Samiti të këtij procesi në të cilin, ndër të tjera, Republika e Maqedonisë  së Veriut  dhe Republikës së Bullgarisë iu dha mirënjohje e lartë për zbatimin dhe organizimin e të gjitha ngjarjeve gjatë këtij viti në të cilat për herë të parë procesi u menaxhua nga dy vende, një anëtar i BE dhe një vend kandidat.

Në "Konkluzionet e Bashkë-nikoqirëve" të pranuara, të gjithë udhëheqësit e Samitit, vendet e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët e tyre të BE, ranë dakord se ideja e nikoqirllëk të përbashkët, e zbatuar së pari brenda Procesit të Berlinit, është një sinjal i qartë i pronësisë së zgjeruar rajonale  dhe forcon më tej përpjekjet që synojnë konvergjencën politike dhe socio-ekonomike dhe kohezionin e vendeve në rajon dhe rajonin në tërësi me BE-në. 

Nënshkrimi i Deklaratës mbi Tregun e Përbashkët Rajonal për integrimin më të thellë ekonomik rajonal dhe një hap drejt tregut të vetëm të BE dhe Deklarata për Agjendën e Gjelbër, u përshëndet nga Kryeministri Borisov dhe Kancelarja Merkel.