Kryeministri Zaev pas takimit me Rot: Vazhdon bashkëpunimi i shkëlqyer me RF të Gjermanisë dhe mbështetja pamëdyshje për proceset tona reformuese dhe integruese

Kryetari i Qeverisë së  Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, pasdite në Berlin kanë realizuar takim pune në Berlin me Mihael Rotin, ministrin shtetëror për Evropën në MPJ e RF Gjermanisë.

Në takim, kryeministri Zaev u falënderua për angazhimin e përgjithshëm të RF Gjermanisë drejt integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor, veçanërisht brenda presidencës së tyre me BE-në, por edhe nw korniza tw procesit të Berlinit që rezultoi në disa marrëveshje kyçe dhe bashkëpunime të cilat u nënshkruan në samitin në Sofje në të cilin bashkë-nikoqirë ishin kryeministrat Zaev dhe Borisov.

Kryeministri Zaev e theksoi pritjen që konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në të mbahet deri në fund të këtij viti.

Agjenda e kryeministrit Zaev vazhdon me ceremoninë dhe prezantimin e Çmimit për të drejtat e njeriut 2020 nga Fondacioni “Fridrih Ebert “(FES) ndërsa do të ketë edhe darkë pune me parlamentarë në Bundestagun gjerman.