Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sonte pati darkë pune me deputetët e Budestagut gjerman Nills Shmit nga SPD dhe Jirgen Hart nga CDU.
Në takim, Kryeministri Zaev dhe ministri Osmani i kanë prezantuar pozitat politike të Maqedonisë së Veriut në pritje të konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në si edhe progresin e arritur në thuajse të gjitha sferat të cilat tashmë i ka notuar Komisioni Evropian në raportin e tij. Kryeministri Zaev e ka transmetuar qëndrimin se e drejta e vetëpërcaktimit nuk duhet të jetë subjekt i diplomacisë.
Parlamentarët gjermanë i kanë transmetuar qëndrimet pozitive dhe mbështetjen e partive të tyre politike të cilët janë edhe partnerë koalicioni në qeverinë federale të Republikës Federale të Gjermanisë ndaj eurointegrimit të Maqedonisë së Veriut. Njëherësh kanë shprehur kënaqësi të madhe prej bashkëpunimit intensiv bilateral midis dy shteteve miqësore, pritshmëri dhe mbështetje për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në në kohën e kryesimit gjerman.