Përforcimi i konkurrencës në sektorin privat dhe rritja gjithëpërfshirëse, infrastruktura e qëndrueshme dhe tranzicioni drejt ekonomisë së gjelbër, përfshirë edhe prioritetet për ndërlidhje rajonale dhe përforcim të klimës investuese dhe menaxhim, janë prioritetet në fokus të Memorandumit për mirëkuptim, të cilin sot e nënshkruan Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe drejtoresha e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Odil Reno-Baso në ceremoninë virtuale, ku mbajti fjalim edhe ambasadori i BE-së Dejvid Gir, ndërsa mori pjesë edhe ministri i Financave, Fatmir Besimi.
Qëllimi i Memorandumit është përforcimi i bashkëpunimit me BERZH-in në drejtim të nxitjes së qasjes së vendit drejt Bashkimit Evropian.
Kryeministri Zaev duke shprehur falënderim për bashkëpunimin e potencon rëndësinë e realizimit të prioriteteve në Memorandum, duke theksuar sundimin e së drejtës, uljen e korrupsionit, përforcimin e transparencës dhe zgjidhjes së çështjes me ekonominë joformale apo gri, si parakusht për rritjen e aktivitetit investues.
Në takim, Kryeministri Zaev theksoi se edhe krahas sfidave të shumta dhe pasigurisë me pandeminë shkaktuar nga COVID-19, përpjekjet e Qeverisë në afat të mesëm dhe të gjatë janë që përmes masave sistematike të jepet kontribut në rritjen e përgjithshme ekonomike.
Në atë drejtim janë edhe këto iniciativa për bashkëpunim të cilat kanë qëllime të vendosura në mënyrë precize për përmirësimin e konkurrencës në sektorin privat dhe mjedisin e përgjithshëm të biznesit.
Drejtoresha e BERZH-it Reno Baso, e përshëndeti nënshkrimin dhe theksoi se janë të inkurajuar nga hapat të cilat Maqedonia e Veriut i bën në aderimin e saj drejt BE-së.
“Kemi kënaqësinë t’i mbështesim këto përpjekje vitale me kontributin tonë. Në këto kohëra kur nevojiten angazhime më të mëdha, është më e rëndësishme se kurrë që me forca të përbashkëta, jo vetëm të ballafaqohemi me sfidat momentale, por t’i shohim qëllimet afatgjata të vendit”, tha Reno – Baso.
Në Memorandumin për mirëkuptim, Banka shpreh mbështetje në pako masash të angazhimit politik, ndihmë teknike dhe investime, me qëllim që të ruhet momenti i afrimit të vendit drejt BE-së.
Qeveria do t’i definojë sferat reformuese, mundësitë investuese dhe do të promovojë aktivitete nga ky memorandum. BERZH-i do të mbështesë zhvillimin e kompanive vendore, përmes financimit dhe shërbimeve afatgjate për dhënien e këshillave, përforcimin e konkurrencës përmes qasjes më të madhe deri te financat dhe mbështetje në gjithëpërfshirjen ekonomike, të rinjtë dhe ata nga rajonet më të largëta.
Në takim u diskutua se Banka do të ndihmojë në aktivitetet e përfundimit të infrastrukturës transportuese kyçe, do të promovohet infrastrukturë e qëndrueshme dhe mbështetje e llojllojshmërisë energjetike, me qëllim të përforcimit të rolit të resurseve të ripërtërishme të energjisë.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe BERZH do të bashkëpunojnë edhe në përmirësimin e klimës investuese, promovimin e tregtisë ndërkufitare dhe investimeve, si dhe bashkëpunim me ndërmarrjet në pronësi shtetërore në energji dhe infrastrukturë, në mënyrë që të përmirësojnë qeverisjen e tyre korporative.
BERZH ka investuar mbi 2 miliardë euro në 136 projekte në vend. Banka fokusohet në mbështetjen e integrimit të vendit në tregjet rajonale dhe globale, veçanërisht në intensifikimin e bashkëpunimit me patnerët kyç siç janë Bashkimi Evropian dhe Banka Investuese.