Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe ambasadori i Bashkimit Evropian Gir realizuan takim pune

Në takim Kryeministri Zaev e falënderoi ambasadorin Gir për ndihmën e Bashkimit Evropian për tejkalimin e pandemisë me KOVID-19, me anë të ndihmës së dhënë humanitare dhe mbështetjen financiare.

Kryeministri Zaev nënvizoi se Qeveria është fuqishëm e përkushtuar në agjendën e saj për integrim në Bashkimin Evropian, që është edhe qëllim strategjik i vendit, me çka shtoi se konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian nga marsi i vitit 2020, vërtetuan se vendi është i përgatitur që ti hap bisedimet aderuese me Bashkimin Evropian.

U konstatua se duke i ndjekur rekomandimet të përfshira në Raportin e Komisionit për vitin 2020. Qeveria bënë përpjekje të fuqishme që ti përforcoj reformat vendore të Bashkimit Evropian në mënyrë efikase dhe gjithëpërfshirëse. Përveç kësaj, Kryeministri Zaev shprehi falënderim për planin e miratuar për investimet ekonomike nga Bashkimi Evropian, si një sinjal i fuqishëm për përkushtimin dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian për përparimin ekonomik të  rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Zaev dhe ambasadori Gir ranë dakord që duhet të bëhen të gjitha përpjekjet për të operacionalizuar vendimin historik të Bashkimit Evropian për të hapur negociatat me Maqedoninë Veriore, në mënyrë që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare deri në fund të vitit 2020 gjatë presidencës gjermane me Bashkimin Evropian.

Ambasadori Gir gjithashtu theksoi rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme për të zgjidhur çështje të hapura të pazgjidhura dypalëshe.

Nga ana e tij, Ambasadori përshëndeti angazhimin e Qeverisë për të vazhduar të bëjë përparim në zbatimin e reformave në lidhje me Bashkimin Evropian, të cilat para se gjithash, janë kryesisht në interesin e të gjithë qytetarëve, por gjithashtu të rëndësishme për afrimin e Maqedonisë Veriore drejt Bashkimit Evropian.

Në lidhje me pandeminë e shkaktuar nga KOVID-19, ambasadori Gir  përkujtoj  mbështetjen gjithëpërfshirëse që Bashkimi Evropian i jep Maqedonisë Veriore në këtë drejtim, në fushën e kujdesit shëndetësor dhe mbështetjes makro-financiare dhe mbrojtjen e vendeve të  punës.

Në takim, është rëndë dakord se plani ekonomik dhe i investimeve i miratuar nga Bashkimi Evropian, i prezantuar nga Komisioneri i Bashkimit Evropian për fqinjësi dhe zgjerim Oliver Varhei në tetor, ofron veçanërisht mbështetje premtuese për rimëkëmbjen ekonomike nga pandemia përmes investimeve të konsiderueshme në agjendën e ndërlidhjes, agjendës së gjelbër, biznesin dhe kapitalin njerëzor.

Ndër të tjera, është biseduar edhe për  rezultatin e Samitit të Procesit të Berlinit, në të cilin Maqedonia e Veriut ishte bashkë-nikoqir me Bullgarinë në 10 nëntor.

Ambasadori përshëndeti angazhimet e ndërmarra  për të vendosur  një treg të përbashkët rajonal bazuar në parimet e tregut të vetëm të BE - liri e lëvizjes së kapitalit, mallrave, personave dhe shërbimeve,  me çka është  theksuar se këto aktivitete premtojnë përfitime të konsiderueshme, të cilat do të dalin nga integrimi më i madh brenda në Ballkanin Perëndimor dhe në BE.

Bashkëbiseduesit nënvizuan rëndësinë e Agjendës së Gjelbër në Ballkanin Perëndimor, për të cilin u angazhuan udhëheqësit dhe që vendosën rrugën për zgjidhjen e disa prej çështjeve më të ndjeshme të kohës sonë, duke përfshirë ndryshimet e klimës, degradimet e ambientit jetësor dhe humbjen e biodiversitetit.