Kryeministri Zoran Zaev, bashkë me zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomikë, Fatmir Bytyqi, ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në vend, Anka Hillshtajn, si dhe Mihael Harms, drejtor i Komitetit të Evropës lindore në ekonominë gjermane, me fjalime hyrëse e hapën takimin online me delegacionin prej mbi 20 afaristë gjerman nga më shumë sektore të cilët treguan interes për investime në vend.
Në fokus të takimit ishin tema të ndërlidhura me investimet në sferat e digjitalizimit, efikasitetit energjetik, trajtimit të ujërave të zeza, ndërtimin e infrastrukturës komunale, si dhe përforcimin e sistemeve shëndetësore, të cilët do të krijojnë rritje të mëtejshme ekonomike.
Kryeministri Zaev theksoi se bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve rritet vazhdueshëm. Republika Federale e Gjermanisë është partneri më i rëndësishëm tregtar i Maqedonisë së Veriut prej nga pavarësia deri sot. Kryeministri theksoi se shumica e investitorëve gjerman punojnë me sukses të madh në vendin tonë dhe se Gjermania është partneri më i madh i jashtëm tregtar, me shkëmbim tregtar gjithsej në periudhën janar – shtator 2020 prej 2.4 miliardë euro.
Zëvendëskryeministri Bytyqi shtoi se Qeveria është e përkushtuar në krijimin e klimës së parashikueshme për investitorët në vend. Për këtë qëllim ka filluar proces afatgjatë strategjik Plan nacional zhvillimor dhe Njësi qendrore për ndjekjen e efektivitetit dhe efikasitetit të politikave ekonomike, luftën me ekonominë gri dhe eliminimin e korrupsionit në të gjitha nivelet.
Në takim me afaristët gjerman diskutuan edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, për Transport dhe Lidhje Bllagoja Boçvarski, si dhe Naser Nuredini, ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit hapësinor, rreth specifikave dhe mundësive për investim në sferat kompetente.
Në atë drejtim edhe në Samitin vjetor të Procesit të Berlinit që u mbajt në Sofje, ndërsa bashkë-udhëhiqte Bullgaria, Maqedonia e Veriut u kyç në nënshkrimin e dy deklaratave të rëndësishme politike që do ta përshpejtojnë rritjen e ardhshme ekonomike. E para është implementimi i tregut të përbashkët rajonal mes gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor, ndërsa e dyta është për zbatimin e Agjendës së gjelbër të Ballkanit Perëndimor, përgatitur nga Komisioni Evropian. Të dy proceset do të sjellin në përforcimin e mëtejshëm të integrimit rajonal ekonomik, e cila në mënyrë shtesë do ta përshpejtojë rritjen ekonomike të Maqedonisë së Veriut.
Bashkë me Planin ekonomik dhe investues të BE-së për Ballkanin Perëndimor, që ndan deri në 9 miliardë euro për tërë rajonin në disa vitet e ardhshme, këto iniciativa rajonale krijojnë bazë solide për perspektivat e ardhshme të rajonit.