Nga mbledhja e 25-të e Qeverisë: Qeveria do të dorëzojë në Kuvend propozim për zgjatjen e gjendjes së krizës; Me protokolle të veçanta do të hapen qendrat e skijimit; Rritet numri i bursave për mbështetje sociale të nxënësve

Nga mbledhja e 25-të e Qeverisë: Qeveria do të dorëzojë në Kuvend propozim për zgjatjen e gjendjes së krizës; Me protokolle të veçanta do të hapen qendrat e skijimit; Rritet numri i bursave për mbështetje sociale të nxënësve dhe nxënësve me nevoja të veçanta

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 25-të e miratoi propozimin e Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim me sistemin për menaxhim me kriza dhe e përcaktoi tekstin e Propozim-vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me këtë Propozim-vendim i propozohet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdimin e afatit për gjendjen e krizës deri më 30 qershor të vitit 2021.

Qeveria e pranoi mendimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse që qendrat e skijimit mund të punojnë në përputhje me protokollin e caktuar me masa preventive në kushte të pandemisë nga Covid-19, duke pasur parasysh se qendrat e skijimit nuk disponojnë me gondola të mbyllura në teleferikët.

Qeveria i pranoi rekomandimet e Komisionit në raport me Protokollin për masa të sigurisë COVID-19 për ski qendrat në Republikën e Maqedonisë së Veriut për ndryshime në raport me sigurimin e shërbimit të rendit para vendeve për shitjen e biletave dhe ski-lifteve, mbajtje e detyrueshme e distancës fizike prej 1,5-2 metra dhe para vendeve ku shiten biletat (si para ski-lifteve dhe teleferikëve), kufizim i punës së objekteve hotelierike në terren, shërbime në hapësira të hapura dhe shërbime në sportel me pajisje për një përdorim.

Qeveria e pranoi konkluzën e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, se operatorët e autorizuar të shërbimeve të varrimit janë të detyruar të zbatojnë Protokollin përkatës të dedikuar për parandalimin dhe kontrollin e infeksionit për menaxhim të sigurt të trupit të vdekur në kontekst të COVID-19. Sipas Protokollit, nuk është rregulluar ligjërisht që trajtimi i trupit të një personi të vdekur i cili ka vdekur nga sëmundja ngjitëse COVID-19, të bëhet në arkivol metalik të mbyllur.

Njëherit, me këtë konkluzë Qeveria deklaron se përgatitja, mbështjellja, transporti dhe varrosja e një trupi të vdekur që ka vdekur nga sëmundja infektive COVID-19 nuk është konfirmuar të bëhet në arkivol metalik të mbyllur as në Rregulloren për kushtet dhe mënyrën e varrimit, gërmimit dhe dërgesën e një personi të vdekur.

Në pajtim me Protokollin dhe Rregulloren, eksumacioni i të vdekurve është i lejuar, por jo më herët se një vit.

Në mbledhjen e 25-të Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi Protokollin për mbajtjen e ngjarjeve me prezencë të mediave në kushte të pandemisë shkaktuar nga virusi korona. 

Ky Protokoll e rregullon prezencën e mediave në ngjarje publike, gjegjësisht obligimet të cilat organizatori duhet ti ndërmerr për të siguruar punë të sigurt dhe pa pengesë të punëtorëve në media dhe njëkohësisht për të gjithë të pranishmit.

Protokolli përmban dy pjesë, udhëzime të përgjithshme që u referohen të gjitha ngjarjeve publike në të cilat organizatori parashikon praninë e mediave dhe një pjesë të veçantë që u referohet ngjarjeve që organizohen nga institucionet qeveritare, gjegjësisht në të njëjtat të ketë përfaqësues të Qeverisë.

Për shkak të nevojës për aktivitete për informim në kohë, të vazhdueshëm dhe të besueshëm, në mënyrë që të parandalohet krijimi dhe përhapja e dezinformatave dhe me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik dhe shëndetit të çdo qytetari në vend nga COVID-19, Qeveria sot miratoi konklzuë, bazuar në rekomandimin e Shtabit Kryesor për Menaxhim me Kriza, t’i ngarkojë të gjitha institucionet shtetërore, organe të qeverisjes qendrore, ndërmarrjeve publike themeluar nga shteti, si dhe shoqatave aksionare në pronësi shtetërore në kornizat e kompetencave të tyre, me intensitet të përforcuar të sigurojnë informim në kohë dhe të besueshëm qytetarëve për masat për mbrojtjen e popullsisë nga COVID-19, për gjendjen në shtet në resorët e ndryshëm shkaktuar nga pandemia, si dhe për masat për ballafaqim me krizën shkaktuar nga pandemia.

Në mënyrë plotësuese, Qeveria e ngarkoi Shtabin Kryesor pranë Qendrës për Menaxhim me Kriza, në bashkëpunim me Sektorin për Marrëdhënie me Publikun të Qeverisë, të sigurojë informim ditor të publikut për aktivitetet që dalin nga gjendja e krizës në Republikën e Maqedonisë së Veirut.

Qeveria e ngarkoi çdo ministri që të ripërtërijë seksionet për informim për COVID-19 në ueb faqet e tyre dhe në kanalet tjera për komunikim.

Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, në këtë mbledhje u përcaktua Propozim-ligji për realizimin e projektit "Qendra e re klinike universitare" për ndërtim dhe vendosje në përdorim në kompleksin e ndërtimeve si ndërtime të rëndësishme për Republikën.

Me zgjidhjet e propozuara do të mundësohet avancim i efektivitetit dhe efikasitetit të shëndetësisë terciare në vend përmes realizimit të projektit “Qendra e re klinike universitare” dhe do të sigurojë vazhdimësi në sigurimin e shërbimeve shëndetësore me cilësi të lartë për popullsinë e gjithë shtetit.

Propozim-ligji përfshin edhe realizimin e kushteve infrastrukturore shtesë për trajtim dhe zhdukjen e sëmundjeve ngjitëse dhe infeksioneve për shkak të mbrojtjes së popullsisë nga sëmundje ngjitëse, optimizmin e kohës, shpenzimeve ose resurseve tjera, me qëllim realizim efikas të projektit “Qendër e re klinike universitare” përmes kushteve të posaçme dhe procedurave për ndarjen e kontratave për furnizim publik të mallrave, shërbimeve dhe punëve për nevojat e projektit “Qendër e re klinike universitare”, si dhe çështje të tjera të rregulluara me këtë Propozim-ligj.

Propozim-ligji për projektin “Qendër e re klinike universitare” përcakton se mjetet financiare për realizimin e këtij kompleksi spitalor do të sigurohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut. 
Qeveria solli vendim që Kuvendit t’i propozojë miratim të Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Bankën Zhvillimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilin do të aktivizohet masa për vendosjen e skemës garantuese shtetërore  përmes kësaj banke në kuadër të pakos së tretë dhe të katërt të masave ekonomike për revitalizimin dhe rinisjen e ekonomisë në kushte të COVID-19 të miratuara nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në maj dhe shtator të vitit 2020.

Qëllimi i kësaj mase është të lehtësohet qasja deri te mjetet financiare për kompani mikro, të vogla dhe të mesme në kushte të punës së vështirësuar dhe të ardhurat dhe likuiditetin e reduktuar si rezultat i pandemisë COVID-19.

Në këtë mvbledhje, Qeveria e miratoi Programin për të mbështetur shtypjen dhe shpërndarjen e mediave të shkruara për vitin 2020, që këtë vit është 30 milionë denarë për mbështetje në shtypjen dhe shpërndarjen e mediave të shtypura në shenjë të mbështetjes për pluralizmin në sferën e mediave

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe miratoi Informatën për nevojën për ndërprerjen e Marrëveshjes  për ndihmë shtetërore dhe Aneksin e Marrëveshjes së ndihmë shtetërore, kyçur midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kompanisë së Prodhimit të Energjisë Elektrike dhe për Ngrohje TE-TO SHA SHKUP, dhe miratoi Vendim për ndërprerje të njëanshme të këtyre marrëveshjeve për faktin se nuk u arrit asnjë marrëveshje për krijimin e bazës ligjore për këtë ndihmë shtetërore.

Në përputhje me këtë vendim TE-TO është obliguar që të paguajë borxhin ndaj DAP-it, me konkluzë që Qeverisë në rast se ë kuadër të kornizës ligjore ekziston mundësi dhe arrihet marrëveshje, që borxhi të paguhet në këste.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e rregullt të 25-të e emëroi Kryeministrin e mëparshëm Vllado Buçkovski për përfaqësues special për  vendin tonë për Bullgari. 

Emërimi është me mandat prej një viti, ndërsa qëllimi që të emërohet përfaqësues special është të rrumbullakohet me proces të suksesshëm për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Bullgarinë dhe të krijohen atmosferë për realizimin e çështjeve në interes të të dy vendeve të përfshira me Marrëveshjen për miqësi dhe fqinjësi të mirë.

Qeveria solli vendim për ndryshimin e Vendimit për përcaktimin e numrit të bursave dhe vlerë e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin shkollor 2020/2021, me të cilin rritet numri i bursave për mbështetje sociale të nxënësve nga 400 në 544, numri i bursave për nxënës me nevoja të veçanta prej 100 në 106 dhe bursa për drejtimin elektro-teknik, gjegjësisht sektori elektro-teknik, prej në 9 në 23.

Në këtë mbledhje Qeveria e emëroi Besnik Feratin në pozitën e zëvendësdrejtorit në Agjencinë për Siguri Nacionale, i cili deri tani punonte në këtë Agjenci. 

Me propozim të Kryetarit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Qeveria solli vendim që të shpërblejë  7 punonjës të Drejtorisë për Mbrojte dhe Shpëtim me nga 30.000 denarë në lidhje me kontributin e tyre në zbulimin, heqjen dhe shkatërrimin e mbi 7.000, ose 52 ton granatave të cilat u gjetën më 27 tetor në afërsi të Stadiumit të Qytetit në Manastir.