Buxhet qytetar 2021 për stabilitet ekonomik dhe rritje të përshpejtuar

Buxhet qytetar 2021
për stabilitet ekonomik dhe rritje të përshpejtuar

 

Shkarko prezantimin


 

1. Ministria e ekonomisë

Ministri për ekonomi, Bekteshi prezantoi buxhetin qytetar për vitin 2021 - më shumë fonde për efikasitetin energjetik, mbështetje për sipërmarrësinë dhe industrinë, turizmin vendor dhe investime në gazifikim
 

 

Shkarko prezantimin


2. Ministria për  shoqëri informatike dhe administratë

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Jeton Shaqiri, prezantoi propozim buxhetin e MSHIA-së për vitin 2021, duke theksuar projektet aktuale dhe ato të ardhshme në drejtim të zhvillimit të digjitalizimit dhe profesionalizimit të administratës.

 

Shkarko prezantimin


3. Zëvendëskryetar i Qeverisë i angazhuar për çështjet ekonomike - Fatmir Bytyqi

Zëvendëskryetar i Qeverisë i angazhuar për çështjet ekonomike, Fatmir Bytyqi e prezantoi buxhetin qytetar për vitin 2021 i cili është përpiluar për t'iu përgjigjur sfidave me të cilat përballet ekonomia dhe qytetarët, si pasojë e krizës socio-ekonomike nga Kovid-19, por njëkohësisht për të mundësuar zhvillimin dhe për të ndikuar në konsolidimin gradual dhe stabilizimin e ecurisë ekonomike

 

 

Shkarko prezantimin


4. Ministria për punë dhe politikë sociale

Ministrja Shahpaska prezantoi Buxhetin qytetar për vitin 2021, i cili parashikon ndihmë për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, ndërtimin e kopshteve, mbështetjen e masave aktive për punësim, pensione të rregullta dhe me kohë të cilat janë prioritetet e Ministrisë edhe vitin e ardhshëm.

Shkarko prezantimin


5. Ministria e arsimit dhe shkencës

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska sot e prezantoi buxhetin qytetarë për vitin 2021 i drejtuar për reforma në arsim dhe dy herë më tepër investime kapitale

Shkarko prezantimin


6. Ministria e kulturës

Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska sot në konferencën për shtyp të Qeverisë e prezantoi Propozim-buxhetin për vitin 2021 të Ministrisë së Kulturës.  Stefoska  iu referua prioriteteve, projekteve dhe politikave të Ministrisë së Kulturës për vitin 2021 dhe theksoi pranë të gjitha sfidave –mbrojtja e trashëgimisë kulturore, mbështetja e ideve dhe kreativiteti te të rinjtë dhe BE-integrimet mbeten prioritete kryesore edhe për vitin e ardhshëm.

Shkarko prezantimin


7. Ministria për punë të brendshme

Ministri i për punë të brendshme Oliver Spasovski prezantoi buxhetin për vitin 2021 për Ministrinë e punëve të brendshme. Sipas Spasovskit, buxheti pasqyron plotësisht angazhimet dhe përparësitë e Ministrisë së punëve të brendshme - reforma të vazhdueshme sistematike të policisë, duke vendosur parimet e sundimit të ligjit në fushën e sigurisë, si një nga faktorët thelbësorë për prosperitetin e vendit.

 

Shkarko prezantimin


8. Ministria e mbrojtjes

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, prezantoi buxhetin e mbrojtjes për vitin 2021 të vendit si anëtare e Aleancës së NATO-s. Këtë vit tregojmë se respektojmë detyrimet, standardet dhe kriteret që kemi pranuar si një anëtare e NATO-s. Kjo është arsyeja pse Maqedonia e Veriut edhe këtë vit rrit buxhetin për 0.2% të BPV, duke lëvizur drejt 2% të dëshiruar, por këtë vit për herë të parë jemi duke i përmbushur plotësisht detyrimet e vendeve anëtare të NATO-s si rezultat i Samitit të Uellsit - ndërsa kjo është më shumë se 20% të buxhetit të mbrojtjes të ndahen për pajisje dhe modernizim".

 

Shkarko prezantimin


9. Ministria për transport dhe lidhje

Buxheti për vitin 2021 i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve është buxhet zhvillimi në të cilin shumica e fondeve të parashikuara ose 83 përqind janë shpenzime të destinuara për projekte kapitale. Me Buxhetin planifikojmë të sigurojmë një nivel të lartë të realizimit të investimeve kapitale në fushën e gazifikimit, infrastrukturës hekurudhore dhe komunale si dhe ndërtimin e banesave, tha Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski në konferencën për shtyp ku prezantoi buxhetin e Ministrisë së Transportit dhe lidhjeve për vitin 2021.

 

Shkarko prezantimin