Kryeministri Zaev: Ne jemi Maqedonas, flasim maqedonisht dhe jemi anëtar i NATO-s, do të jemi Maqedonas që flasin maqedonisht dhe do të jemi anëtar i BE

Ne jemi Maqedonas që flasim maqedonisht dhe jemi anëtar i NATO-s, do të jemi Maqedonas që flasin maqedonisht dhe do të jemi anëtarë të BE-së, dhe patriotizmi nuk duhet të mbetet në të kaluarën dhe kështu të rrezikojë të tashmen që kurrë nuk mund të hapë të ardhmen tha kryeministri Zaev në një intervistë për Radio Kanal 77.

Bisedojmë për gjuhën e urrejtjes, po flasim për udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes midis dy vendeve. Duhet të arrijmë më shumë në aspektin e bashkëpunimit ekonomik, për të inkurajuar shumë më tepër se sa është arritur deri më tani, dhe kjo nuk është jo pak. Kemi investime nga kompanitë tona në Bullgari. Kemi 13 investime nga Bullgaria, përfshirë ato më të fundit që kanë treguar interes për të investuar në energji," tha Kryeministri Zaev.