Republika e Bullgarisë vendosi veto në nisjen e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian dhe me këtë pengoi integrimin tonë evropian, në të cilin institucionet e BE-së dhe të gjitha vendet anëtare, duke përfshirë edhe Bullgarinë, vërtetuan se i përmbushim kushtet në mënyrë të plotë
Maqedonia e Veriut kurrë nuk do të heqë dorë nga e drejta e vetëvendosjes së qytetarëve maqedonas të garantuar me Kartën e KB, Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Traktatin e Lisbonës si bazë kushtetuese të BE-së dhe vlerat themelore të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë Veriore .Identiteti nacional maqedonas nuk ishte, nuk është dhe është e pamundur të jesh subjekt i negociatave.
Populli maqedonas dhe gjuha maqedonase janë shtyllat e identitetit maqedonas. Ata vijnë nga e kaluara, dhe në të njëjtën kohë janë shtylla të së ardhmes sonë Evropiane.
Për fat të keq, procesi i zgjerimit si qëllim strategjik i BE-së e pengoi Republika e Bullgarisë si anëtare e BE-së. Bëhet fjalë për gabim të rëndë të papërgjegjshëm dhe gjeostrategjik
Në mars, Këshilli i BE dha njëzëri dritën e gjelbër për të filluar negociatat me Maqedoninë e Veriut. Të gjithë vendet anëtare të BE ranë dakord, duke përfshirë Bullgarinë. Në një raport jashtëzakonisht pozitiv nga Komisioni Evropian mbi përparimin e reformës, ne jemi më mirë se vendet e tjera kandidate dhe madje edhe përpara disa vendeve që tashmë janë duke negociuar. Rezultatet dhe kapacitetet tona dhe gatishmëria jonë për të filluar negociatat janë të padiskutueshme.
Mos miratimi i kornizës negociuese është i dëmshëm për parimet themelore dhe vlerat e Bashkimit Evropian.
Qeveria e Maqedonisë Veriore nuk do të lejojë që reformat e brendshme të ngecin. Përkundrazi, ne do të përshpejtojmë ritmin dhe do të rrisim avantazhin në reformat demokratike që kemi në rajon.Qeveria mbetet me të njëjtin drejtim strategjik. U anëtarësuan në NATO dhe do ta çojmë vendin drejt BE-së. Është obligimi ynë që t’i ndërtojmë standardet evropian brenda. Për ne nuk ka rrugë tjetër, nuk ka alternativë tjetër. E ardhmja e Maqedonisë është evropiane