Nga mbledhja e 27-të e Qeverisë: U miratua Propozim buxheti shtesë për vitin 2021 me 18 amendamente të pranuara; u shqyrtua dhe u miratua Strategjia për menaxhim me borxhin publik të Maqedonisë së Veriut

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e sotme të rregullt të 27-të, miratoi tekstin e Propozim-buxhetit shtesë për vitin 2021.

Qeveria pranoi 18 amendamente  për ndryshime dhe plotësime të Propozim- buxhetit  për vitin 2021, të cilat dolën nga debati për buxhetin në komisionet parlamentare dhe vendosi që teksti i Propozim-buxhetit shtesë për vitin 2021 të dorëzohet në Kuvendin  e Maqedonisë së Veriut për miratim.

Në këtë drejtim, u pranuan konkluzione të cilat kanë në të cilat thuhet: përdoruesi i buxhetit - Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut të sigurojë fonde shtesë në vlerë prej 9 milionë denarë, në pjesën e destinuar për paga dhe shtesa, si dhe me Ndryshimet dhe plotësimet  në Buxhetin e Republikës Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 të sigurojë fonde shtesë për arritjen dhe ruajtjen e shkallës më të madhe të zhvillimit programatik dhe tekniko-teknologjik të shërbimit radiodifuziv  publik.

Në këtë mbledhje, me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria miratoi strategjinë e rishikuar fiskale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për 2021 - 2023, me plotësime deri në vitin 2025,  në të cilën propozohen drejtimet dhe qëllimet e politikës fiskale, parashikimet themelore makroekonomike dhe treguesit, përcaktohen shumat për kategoritë kryesore të të ardhurave të vlerësuara dhe fondet e aprovuara për atë periudhë, si dhe parashikimet për deficitin buxhetor dhe borxhin.

U shqyrtua dhe u miratua, Strategjia për menaxhim me borxhin publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut për 2021-2023 me plotësime për dy vjet të tjera deri në vitin 2025.  Me Strategjinë  për menaxhim me Borxhin Publik, në përputhje me Ligjin për borxhin publik, përcaktohet shuma e borxhit publik në periudhën afatmesme, shuma maksimale e huazimit në neto në vitin e parë të cilit i referohet strategjia, shuma maksimale e garancive të reja shtetërore të sapo lëshuara në vitin e parë e cila ka të bëj me  strategjinë dhe strukturën e borxhit shtetëror.

Strategjia e menaxhimit me borxhin publik i siguron kornizë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut  të veprojë në drejtim që të menaxhojë me maturi borxhin publik të vendit në një periudhë afatmesme. Qëllimet  e politikës për menaxhim me borxhin publik të janë të përcaktuara në Ligjin për borxhin publik janë: financimi i nevojave të shtetit me kosto më të ulët të mundshme, në periudhën afatmesme dhe afatgjatë dhe me një nivel të qëndrueshëm të rrezikut; identifikimi, monitorimi dhe menaxhimi me rreziqe të cilave u nënshtrohet portofoli i borxhit publik dhe zhvillimi dhe mirëmbajtja e një tregu të brendshëm financiar efikas. Arritja e këtyre qëllimeve do të realizohet duke përcaktuar kufijtë afatshkurtër dhe afatmesëm të treguesve të caktuar të portofolit të borxhit.

Në mbledhjen e sotme, u shqyrtua dhe u miratua Propozim - ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimet e pronës, në një procedurë të rregullt, i cili parashikon harmonizimin e tekstit themelor të ligjit me legjislacion pozitiv në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që të sigurohet tatimi progresiv, i drejtë, i cili pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2022.

 

 

 

Gjithashtu me Propozim-ligjin parashihet  ndikim pozitiv në buxhetin e njësive të vetëqeverisjes lokale sepse me  nivelet më të përshkruara rriten dhe përcaktohen kushtet në të cilat tatimi i pronës për pasurinë tjetër të paluajtshme të përshkruar në fjalor, i cili është në pronësi të shtetit ose komunave, komunat në Qytetin e Shkupit dhe të Qytetit të Shkupit, si dhe në pronësi të personave fizikë dhe juridikë, dhe që nuk përdoret, për më shumë se gjashtë muaj gjatë një viti, të rritet  për tre herë në raport me normat e përcaktuara me ligj.

Me dispozitat e këtij ligji përcaktohet që shteti, komunat, komunat në Qytetin e Shkupit dhe të Qytetit të Shkupit, si dhe individët dhe personat juridikë që nuk do të paraqesin se nuk përdorin pronë të caktuar të paluajtshme, do të paguajnë tatim që do të jetë pesë herë më e lartë  nga ajo që është shkruar.

Me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së  Veriut shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për mbrojtjen dhe  avancimin e të  drejtave të punëtorëve përmes një marrëveshje kolektive të personave të autorizuar në Policinë Pyjore, përmes së cilit Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave  obligohet  që brenda mundësive të saja buxhetore  të rialokojë fonde nga buxheti i saj dhe të sigurojë fonde për detyrimet në përputhje me përmbajtjen e Informacionit, si dhe huazimi për Ministrinë e Financave gjatë përgatitjes së Buxhetit për vitin 2021  t’i marrë parasysh fondet e përfshira në Informacion dhe ato duhet të ndahen në buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Me propozim të MBPEU u mor vendim për përcaktimin e lartësisë së çmimit referues për eksport të verës në shishe, verës në fuçi dhe verës në cisterna, e cila përcaktohet  sipas llojit të paketimit në të cilin eksportohet vera, sasia dhe destinacioni ku eksportohet.

Vendimi u mor në përputhje me Ligjin për mbështetje financiare për të zvogëluar pasojat e ndikimit të KOVID-19 ndaj prodhimit, blerjes së rrushit dhe industrisë së verës.

Sot, Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për sigurimin e një garancie financiare për pagesa sipas Marrëveshjes së lidhur për detyrime të ndërmarra (marrëveshja e detyrueshme e furnizimit) ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shoqatës Globale të Vaksinave (GAVI) (GAVI ALLIANCE), për furnizimin e vaksinave për KOVID-19 përmes mekanizmit COVAX për sigurimin e qasjes globale dhe të barabartë në vaksinat e sigurta dhe efektive për KOVID-