Nga mbledhja e 28-të e Qeverisë: U miratuan 8 milionë euro më tepër në Pakon e 4 për mbështetje për ballafaqimin me pasojat e KOVID-19 për kategoritë shtesë të qytetarëve dhe kompanive; Janë miratuar 99 projekte infrastrukturore për 75 komuna me 35 milion

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriu në mbledhjen të rregullt të 28-të miratoi  pako të re masash për mbështetje në ballafaqimin e pasojave të krizës KOVID-19.

Qeveria iu përgjigj kërkesave dhe iniciativave të disa subjekteve të prekura nga kriza dhe me propozimin e Zëvendësit të Kryetarit të Qeverisë së RMV-së të ngarkuar për Çështjet Ekonomike, Fatmir Bytyqi, në bashkëpunim me Kryeministrin dhe Sekretariatin e Përgjithshëm, sollën vendim  për një grup shtesë masash në shumë totale 488,803,928.00 denarë, gjegjësisht rreth 8 milionë euro.

Në këtë pako më të re KOVID janë të përfshirë:

 

  • Artistë të estradës (rreth 731), me ndihmë financiare në vlerë prej 2 pagave minimale bruto (21,776 denarë);
  • 40 shoqata nga Asociacioni i  Shoqatave të Vallëzimit me grante prej 2.000 euro për secilën shoqatë;
  • Institucione private për fëmijë - kopshte me subvencione prej 1,500 denarë për fëmijë në kujdesje, për një periudhë 6 mujore, për gjithsej 1,216 fëmijë në 17 kopshte, kështu që ata do  marrin trajtimin e njëjtë me kopshtet publike në vend;
  • Ndihma financiare për 12 studio të dizajnit për organizimin e dasmave që janë të ndaluara në këtë periudhë me një shumë të njëhershme prej 90,000 denarë;
  • Grante për qendrat arsimore për fëmijë, si dhe për këndet e lojërave (për nga numri i të punësuarve, me dy paga bruto deri në 21,776 denarë);
  • Grante për qendrat e gjuhëve të huaja, si dhe këndet e lojërave me dy paga minimale bruto prej 21,776 denarë;
  • Ndihma financiare për klubet e natës bazuar në qarkullimin e përgjithshëm bruto nga viti 2019 për gjithsej 24 subjekte dhe në shumën totale të fondeve prej 7,380,000 denarë;
  • Subvencionimi i pagave të punonjësve në 48 organizata  rinore dhe organizata për  të rinj prej 21,776 denarë në muaj, për 2 muaj  dhe për punonjësit me kohë të pjesshme në këto organizata;
  • Ndihma financiare për MZ Transport në vlerë prej 110,000,000 denarë, dhe për NP  Rrugët Shtetërore të në vlerë prej 180,000,000 denarë;
  • Mbështetje financiare prej 14,500 denarë për punonjës për dy muaj për orë pune efektive për 58 transportues të licencuar me licencë për 376 linja autobusi;
  • Me këtë pako shtesë të ndihmës për ballafaqimin e pasojave të KOVID-19, ndihmë financiare për pagimin e pagave për ShA QTQ Shkup në dy muajt e ardhshëm për tejkalimin më të lehtë të krizës së koronës për 260 punonjës, nga të cilët 219 janë në punë të rregullt, dhe 41 me kontratë për punë të përkohshme në vlerë totale prej 8,926,545.00 denarë;
  • Mbështetje financiare prej rreth 36 milionë denarë për pagimin e 2 pagave për 598 punonjës në SHA Ekonomia e Ujërave;
  • Pagesë graduale e ndihmës financiare për: artistë të pavarur, punonjës filmi, artistë dhe punëtorë të  kulturës, nga 14,500, 18,000 ose 21,500 denarë në varësi të të ardhurave për një periudhë prej 3 muajsh, për gjithsej 462 përfitues për të cilët janë parashikuar gjithsej 24,948,000 denarë pagesa e së cilës do të shpallet me  thirrje nga Ministria e Kulturës;
  • Ndihmë financiare për gjithsej 53 ndërmarrje që kryejnë transport në Shkup dhe që kanë të punësuar  100 persona të përfaqësuar përmes MAKEKSPRESS TRANSPORT DOO Shkup për pagesë të një ndihme financiare të njëhershme prej 14,500 denarë për punonjës, për dy muaj, në vlerë totale prej 2,900,000 denarë; si dhe
  • Ndihmë financiare për gjithsej 83 ndërmarrje që kanë të punësuar 181 persona të përfaqësuar përmes DPPU Sloboda prevoz Shkup, për pagesë të një ndihme financiare të njëhershme prej 14,500 denarë për punonjës, për dy muaj në një shumë prej 5,249,000 denarë.

Në këtë mbledhje u miratua Vendim i cili aprovoi një listë të propozuar të projekteve nga komunat për financim nga fondet shtesë që u siguruan nga ndarja e fondeve nga TAV që ishin paraparë për ndërtimin e një aeroporti kargo në Shtip.

Me këtë vendim janë siguruar  35 milion euro për 99 projekte për 75 komuna që janë aprovuar për ndërtimin dhe rindërtimin e infrastrukturës rrugore lokale, për rrjetin e ujësjellësit, për rrjetet e kanalizimeve, për rindërtimin e ndërtimit të kopshteve dhe shkollave dhe objekteve sportive, për rindërtimin dhe ndërtimin e objektet shëndetësore dhe për projektet e tjera të propozuara nga komunat dhe të pranuara me këtë vendim të Qeverisë së Maqedonisë  së  Veriut.

Në  këtë mbledhje u miratua edhe Vendimi për aprovimin e fondeve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 në vlerë prej 30,000,000 denarë për Komunën e Haraçinës, si një mbështetje financiare e njëhershme e pakthyeshme, për ballafaqim  me vështirësitë në punën e vazhdueshme të shkaktuara nga kriza KOVID-19 .

Me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qeveria sot miratoi Vendimin për zbatimin e parakohshëm të Marrëveshjes së Partneritetit, Tregtisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, me të cilin sigurohet vazhdimësi e plotë e marrëdhënieve tregtare midis dy vendeve,  në mënyrë dhe në masë që aktualisht po zbatohet përmes Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, pasi që pas Bregzit Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut nuk do të jetë e detyruar me marrëveshjet e Bashkimit Evropian.