Nga mbledhja e 29-të e Qeverisë: Vendim për rishpërndarjen e fondeve buxhetore për zbatimin efikas të programeve aktuale; Banka e Zhvillimit rikapitalizohet për ballafaqim me masat e Kovid -19

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 29-të miratoi Vendimin për rishpërndarjen e fondeve ndërmjet përdoruesve buxhetorë të pushtetit qendrore dhe fondeve.

Qëllimi i kësaj shpërndarje, me të cilin ndahen diçka më shumë se 1,3 miliardë denarë, gjegjësisht rreth 20 milionë euro, është të sigurohen mjete shtesë për përforcimin e fondit për furnizim të vaksinave kundër KOVID-19, për pagesën  e njëhershme të kompensimit në para për personelin mjekësorë dhe personelin ndihmës të angazhuar në mjekimin e pacientëve me KOVID-19, për mbështetje të zhvillimit me anë të garantimit të kredive për  mjete qarkulluese dhe kredive për  mjete themelore të aprovuara nga bankat dhe shtëpitë e kursimit - Fondi i Garancisë, për Bankën e Zhvillimit të Maqedonisë së Veriut, për shlyerjen e detyrimeve të institucioneve shëndetësore publike, pagimin e ndihmës shtetërore në bazë të marrëveshjeve të lidhura, lidhjen e marrëveshjeve jashtëgjyqësore me ish-punonjësit e PSP-së, për shlyerjen e detyrimeve për paga dhe shtesa, për arritjen dhe ruajtjen e shkallës më të lartë të programit dhe zhvillimit tekniko-teknologjik të shërbimit të transmetimit publik, si dhe sigurimin e fondeve për shlyerjen e detyrimeve aktuale me përparësi të përdoruesve të caktuar buxhetorë.

Në këtë mbledhje, Qeveria e miratoi Vendimin për rritjen e kapitalit fillestar të Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup.

Qëllimi i rikapitalizimit të propozuar të Bankës së Zhvillimit është rritja e mbështetjes për sektorin privat përmes mbështetjes së eksportit, veçanërisht në kushte të vështira për punë  dhe likuiditet të reduktuar të shkaktuar nga pandemia KOVID-19, si dhe lehtësimi i qasjes në lëndët e para për përpunim.

Me këtë vendim  do të sigurohet zbatimi i masës për lëshimin e garancive doganore në shumë totale prej 3 milionë euro, e cila u përcaktua nga pakoja e katërt e mbështetjes ekonomike për kompanitë e sektorit privat për ringjalljen ekonomisë në kushtet e  KOVID-19.

 Në mbledhjen e sotme, Qeveria e miratoi informacionin për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriu në lidhje me zbatimin e asgjësimit të akteve individuale dhe veprimeve të ndërmarra në bazë të Dekretit me fuqi ligjore për prokurorët publik, hetuesit dhe punonjësit e tjerë të Prokurorisë Publike  për ndjekjen e veprave penale që lidhen dhe burojnë nga përmbajtja e përgjimit të paautorizuar të komunikimeve (PSP) gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Qeveria miratoi konkluzion për t'i rekomanduar Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut që në afat prej 30 ditëve nga miratimi i këtij informacioni dhe sigurimi të mjeteve financiare, zyrtarëve të Prokurorisë Publike dhe personave të tjerë të punësuar në PSP, t'u ofrojë një zgjidhje jashtë gjykatës me të cilën prokurorët publikë dhe punonjësit e tjerë të pajtohen që pagimi i pagave dhe shtesave të tjera për muajt dhjetor 2019, janar, shkurt dhe mars 2020 të paguar me forcë përmes Drejtorisë  së të Ardhurave Publike i kanë realizuar  të drejtat e tyre të punësimit për pagimin e pagave dhe shtesave të tjera për muajt e deklaruar  dhe  Prokuroria Publik e Republikës së Maqedonisë së Veriut pajtohet që nga llogaria e saj bankare, nënprogrami 21, shkalla e shpenzimeve 464 - transferime të ndryshme, pagesa e pagës dhe shtesa të tjera janë bërë në përputhje me llogaritjen e Drejtorisë së të Ardhurave Publike në procedurën e përmbarimit për muajt prill, maj dhe deri më 30 qershor 2020.

Pas lidhjes së marrëveshjes jashtë gjykatës, prokurori publik dhe personi i punësuar në PSP heqin dorë nga kamatat ose nga kompensimet dhe harxhimet në çfarë do procedure dhe obligohen t’i tërheqin paditë në bazë të pagave, kamatave dhe kompensimeve të tjera.

Qeveria e ngarkoi Ministrinë e Financave që të ndajë 13,350,000.00 denarë në llogarinë buxhetore të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që të përmbushë detyrimet sipas marrëveshjeve jashtë gjykatës për paga dhe shtesa të tjera, dhe i rekomandon Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut nëse nuk lidhin marrëveshje jashtë gjykatës në afat të  caktuar, të informojnë Avokatin e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë mjete të përshtatshme juridike, duke e informuar për shumën e pagave të paguara dhe fondet e paguara në fonde në bazë të kontributeve dhe tatimeve.

 

Qeveria e Maqedonisë së Veriut do t'i paraqesë Kuvendit për miratim Propozim Strategjinë për zhvillim rajonal 2020 - 2030 dhe Propozim-ligjin për zhvillimin e barabartë rajonal, të cilat u përcaktuan në mbledhjen e sotme, në të cilën u miratuan ndryshimet dhe plotësimet  e Programit për zhvillim rajonal të barabartë për vitin 2020.

Me Strategjia për zhvillim rajonal 2020-2030 të Republikës së Maqedonisë së Veriut si një dokument planifikimi afatgjatë i cili përcakton parimet, qëllimet dhe përparësitë e zhvillimit rajonal në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe përcakton masat, instrumentet, mjetet financiare dhe mjetet e tjera për realizimin e tyre, ndërsa me Ligjin për zhvillim rajonal të barabartë sigurohen instrumente ligjore për mbështetje për zbatimin e zhvillimit të barabartë dhe të qëndrueshëm në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, bazuar në modelin e zhvillimit policentrik, zvogëlimin e ndryshimeve midis rajoneve të planifikimit dhe rritjen e cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve në të gjitha rajonet dhe bashkësitë lokale.