Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha mbajtën takim me përfaqësuesit e kompanive të autorizuara për blerjen e duhanit ku u arrit pajtueshmëri e përbashkët për fleksibilitet më të madh gjatë blerjes së korrjeve të këtij viti, e cila, sipas ligjit, fillon sot me hapjen e të gjitha pikave të blerjes në vend.
Në takim u dakordua se kompanitë blerëse do të tregojnë qasje konstruktive dhe fleksibile në raport me kategorizimin e duhanit, përfshirë këtë qasje në vlerësimin e zbritjes.
Në takim u potencua si i pranueshëm angazhimi që të kthehet besimi në procedurën e përcaktuar dhe të vazhdojë dinamika e blerjes me sasi më të barabarta nga të gjitha kategoritë e duhanit, si obligim i prodhuesve të duhanit që mos të krijohet perceptimi i çmimit të ulët mesatar për shkak të dukurisë në ditët e para të blerjes, kur prodhuesit i ofrojnë vetëm kategoritë më të ulëta të duhanit.
Në drejtim të këtij rekomandimi u theksua se blerësit u pajtuan t’i pranojnë sasitë e ofruara nga prodhuesit të cilët do të jenë të obliguar të ofrojnë sasi të barabarta nga të gjitha kategoritë që të arrihet çmim më i lartë mesatar dhe të mos ruhet si rezervë duhani më cilësor.
Në takim, të gjitha kompanitë blerëse u pajtuan se edhe këtë vit do ta realizojnë obligimin e tyre që ti blejnë të gjitha sasitë në të cilat u angazhuan me shtetin, kështu dhe me prodhuesit e duhanit.
Në mënyrë plotësuese u arrit pajtim se deri në fundin e sezonit, pasi që do të përfundojë blerja e sasive të dakorduara për këtë vit, do të blihet dhe se asnjë fletë e vetme e duhanit nuk do të mbetet te prodhuesit e duhanit nëse ata ofrojnë sasi të barabarta të të gjitha kategorive të prodhimit të tyre gjatë prodhimit të tyre.