100 ditë me qytetarët, nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, me përgjegjësi dhe përkushtim krijuam arsimim për të gjithë, besojmë se kemi arritur rezultate optimale dhe kemi arritur të krijojmë zgjidhje cilësore, të përbashkëta, të menduara dhe adekuate, në kushtet e pandemisë, e cila ndryshoi në mënyrë drastike mënyrën e jetesës, mësojmë dhe punojmë, tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska në konferencën për shtyp me rastin e 100 ditëve të Qeverisë.
"Kemi arritur rezultate në 5 fusha, qasje në arsimin në kohë, të arritshëm dhe cilësor për çdo fëmijë në kushtet e pandemisë, reformat në arsim, investimet në shkencë, investimet kapitale dhe politikat e bursave. Më e rëndësishme është që edhe në kohë pandemie të kemi vazhdimësi në arsim, poashtu me modelin e kombinuar të mësimdhënies - online me prani fizike dhe transmetim 15 minuta orët e mësimit në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe në Televizionin Kombëtar, ne siguruam stabilitet në procesin arsimor dhe përfunduam me sukses vlerësimin për tremujorin e parë si dhe përfundimin e i semestrit të parë të këtij viti shkollor ”, tha Carovska.
Ministërja falënderoi angazhimin e nxënësve , mësimdhënësve dhe prindërve për përpjekjet e përbashkëta për të realizuar mësimdhënie të sigurt në shkolla, por edhe mësimin e suksesshëm në distancë.
"Ne kemi më pak se 1% të nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar. Njëkohësishtë, nxënësit dhe mësimdhënësit janë vazhdimisht pjesë e mësimdhënies, poashtu mbi 90% e nxënësve ndjekin me sukses mësimin online ," tha Carovska.
Përveç futjes së mësimit online, shërbimet e aplikimit për bursa dhe nostrifikimi i diplomave dhe certifikatave tashmë janë digjitalizuar, gjë që përveç mbrojtjes së shëndetit të nxënësve dhe studentave në planin afatgjatë e lehtëson qasjen në shërbime, por gjithashtu e zvogëlojmë edhe korrupsionin.
. Lidhur me reformat në arsim, Ministërja theksoi se reformat në arsimin fillor dhe të mesëm tashmë janë në rrjedhje.
"Jemi duke ndërtuar arsim gjithëpërfshirës, të arritshëm për çdo fëmijë, i cili me të vërtetë i përgatit të rinjtë për të ardhmen. Për këtë qëllim, për herë të parë me 54 milion denarë nga buxheti ne mbështesim asistentët arsimorë ", shtoi Carovska, duke theksuar se Koncepti për arsimin fillor është në fazën përfundimtare të përgatitjes dhe se së shpejti e njëjta do t'i prezantohet publikut.
Më saktësisht, theksoi Carovska, me konceptin e ri krijojmë shkollë që na mëson të mësojmë, me çka do të braktisim qasjen e vjetër e të mësuarit faktik dhe i inkurajojmë nxënësit të zgjidhin problemet dhe të mendojnë në mënyrë kritik. Qëllimi ynë është, shtoi ajo të sigurojmë arsimim ku çdo fëmijë do të arrijë potencialin e tij të plotë përmes lëndëve zgjedhore dhe jashtë mësimore.
“ Si pjesë e proceseve të reformave në arsim, në rrjedhë është përgatitja e 3 qendrave rajonale për arsimin e mesëm profesional, në Ohër, Kumanovë dhe Tetovë. Këto qendra janë marrë nga niveli lokal në atë shtetëror dhe përmes arsimit profesional krijojmë kuadro të kërkuara në tregun e punës” theksoi Carovksa.
Shkenca, veprimtaria hulumtuese dhe inovacionet janë forcë shtytësen shoqëri, por edhe potencial të madh të pashfrytëzuar në bashkëpunim me institucionet e larta arsimore me kompanitë.
“ Për këtë qëllim, për herë të parë investojmë në shkencë, hulumtim dhe inovacione me ndarjen e vauçerëve për projekte shkencore në institucionet të larta arsimor. Përmes FITR janë ndaër gjithsej 34 vauçer inovativë në vlerë prej 15 milion denarë. Punohet edhe në ndryshimin e plotë të mënyrë së financimit të veprimtarisë shkencore hulumtuese përmes futjes së programit për planifikim dhe financim dhe vazhdimin e financimit të grandeve” shtoi Carovska.
Për arsim cilësor, tha ministrja përveç koncepteve të reja dhe digjitalizimit ne kemi nevojë për kushte më të mira nëpër shkolla dhe për këtë arsye ne investojmë edhe ndërtojmë sipas planit.
“ Për herë të parë Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe shpalli thirrje për financimin e rekonstruksioneve të objekteve shkollore. Njëri nga kushtet për financim është të mbështesim projektet kapitale dhe ato të jenë të përballueshme, ose të bëhen të përballueshme. Këtë politikë do ta praktikojmë edhe për të gjitha thirrjet në të ardhmen, ku shkollat do ti bëjmë më inkluzive” potencoi Carovska.
Në bazë të të dhënave të marra nga analiza për bursat e studentëve dhe nxënësve përpunuar me Qendrën për menaxhim me ndryshimet dhe me mbështetjen e ambasadës britanike janë bërë ndryshime urgjente afat shkurta për ndarjen e bursave. Në bazë të kësaj analize në rrjedhë janë ndryshimet afat shkurta për mënyrën, kushtet dhe llojet e bursave.
“ Konkurset për bursa këtë vit sigurojnë mbështetjen e rreth 2.150 nxënësve dhe 3.130 studentëve. Janë futur bursa për nxënësit e shkollave të mesme profesionale për profesionet deficitare. Është rritur numri i bursave për nxënësit Rom, prej 880 për 39 nxënës shtesë fletëapikimet e të cilëve sipas radhitjes fituan numër të njëjtë të pikëve në dy nga gjithsej 5 kategori, gjithashtu fituan të drejtën e bursës. Gjithashtu është rritur edhe numri i bursave për nxënësit e familjeve me status social . Në vend të 400 bursave të planifikuara në fillim ne ndamë gjithsej 544 bursa. Gjithashtu janë ndarë edhe 106 bursa për nxënësit me aftësi të kufizuara. Përkatësisht, të gjithë nxënësit të cilët kanë fituar numër të njejtë të pikëve e kanë fituar të drejtën për bursë. Janë futur lloj i ri i bursave për studentë ( në Gjuhën maqedonase, letërsi maqedonase dhe letërsi sllave të jugut)” njoftoi Carovska.
Për ne theksoi Carovska, arsimimi mbetet prioritet kryesor dhe jemi të përkushtuar plotësisht në sigurimin e arsimimit cilësor.