Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takua me Hironori Savada, ambasadori i posa emëruar i Japonisë në shtetin tonë.
Në takim u shprehën urimet për udhëheqjen e suksesshme të Kryeministrit Zaev në menaxhimin e Qeverisë me gjendjen shëndetësore në vend, si dhe hapat e suksesshëm me të cilët shteti ynë u bë anëtar i NATO-s dhe kontribuon në hapjen e perspektivave drejt Bashkimit Evropian.
Është bërë e ditur se Japonia mbështet integrimin evropian të Maqedonisë Veriore.
Kryeministri Zaev falënderoi ambasadorin Savada për ndihmën nga Japonia në pajisjet mjekësore dhe ilaçet për vendin tonë, si dhe mbështetjen në planin ekonomik dhe politik.
Bashkërisht është konstatuar se ekziston një zhvillim pozitiv i marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve, për të cilat është konstatuar dhe mundësit për avancimin e mëtejshëm.
Në takim, janë paralajmëruar përpjekjet për një numër më të madh investimesh nga kompanitë japoneze në vend. Japonia është gjithashtu e përkushtuar për një mbështetje të fortë në fushën e ekonomisë dhe çështjeve sociale.
"Punojmë në zhvillimin e ekonomisë dhe për të krijuar kushte për rritjen dhe zhvillimin e saj pas qetësimit të situatës me pandeminë, dhe ndërkohë jemi të përkushtuar për të mbështetur punëtorët dhe ekonominë. Jemi të përkushtuar gjithashtu për të përparuar në integrimin evropian. Shumë kanë rëndësi miqësitë e sinqerta si kjo me Japoninë dhe angazhimi ynë është gjithashtu të zhvillojmë bashkëpunim të ndërsjellë në të gjitha fushat," tha Kryeministri Zaev.
Në takim është diskutuar për avancimin bashkëpunimit në sektorin e infrastrukturës, energjisë, transportit, sektorit digjital midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Japonisë, që në kuadër të partneritetit strategjik me BE-në, bashkëpunon në këtë drejtim me Unionin.