Ministrja e Kulturës Irena Stefoska filloi konferencën për shtyp me informacionin se javën e kaluar, në ditën e 98-të të mandatit të ri, Qeveria miratoi konkluzionet mbi informacionin mbi zbatimin e planit për administrimin e trashëgimisë botërore natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit.
Stefoska posaçërisht theksoi rëndësinë e përfundimit e cila lidhet me ndërtimin në Ohër, Strugë dhe Debërcë ku asgjë nuk mund të ndërtohet, para se të merren parasysh kushtet mbrojtëse konservuese. Ashtu siç tha Stefoska, me atë do të ndalojë procesin e shkatërrimit të kësaj të mire tonë dhe botërore, natyrore edhe kulturore.
Në raportin për 100 ditët e saj si ministre, Stefoska tha se ajo e pranoi këtë pozitë të përgjegjshme për të dhënë maksimumin për të mirën e të gjithëve në kulturë.
Në aktivitetet e realizuara të deri më tanishme, Stefoska vuri në dukje - zgjidhjen e problemit të pagave të papaguara të tre mijë e gjashtëqind punonjësve në kulturë, konceptin e ri për konkursin vjetor për mbështetje të projekteve me interes kombëtar në kulturë për vitin e ardhshëm, dhe shtoi se si ministre ajo mbeti e qëndrueshme ndaj detyrimit ligjor dhe e bindjes vetjake që anëtarët e komisioneve të ekspertëve duhet të jenë profesionistë të dëshmuar në fushën e tyre.
Stefoska kujtoi se me shumë kujdes dhe ekspertizë profesionale, filluan ndërhyrjet për ruajtjen dhe restaurimin e kishës "Shën Gjergji" në Kurbinovë, si dhe që është siguruar një buxhet rekord për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore për vitin e ardhshëm, ndërsa është hapur dhe një program i ri buxhetor për trashëgiminë kulturore në rreziku. Ajo njoftoi se plani i punës i formuar tani i Këshillit Nacional për Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore është një përmbledhje e elaborimit për shpalljen e Akuaduktit të Shkupit për trashëgimi kulturore të një rëndësie të jashtëzakonshme.
Stefoska informoi se në Zyrën për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore është dorëzuar iniciativa për të rishikuar statusin e Porta Maqedonia si një trashëgimi kulturore.
Ajo informoi gjithashtu se vitin e ardhshëm, së bashku me UNESCO-n, do të festojmë njëqindvjetorin e lindjes së akademikut, gjuhëtarit dhe poetit, Blazhe Koneski.
Në periudhën e fundit, me iniciativë të Ministrisë, kultura është bërë pjesë e agjendës zyrtare të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.
Në aktivitetet që janë në agjendën e Ministrisë, Stefoska përmendi Ligjin për Realizimin e Interesit Publik në Kulturë e cila është në Kuvend, përgatitja e Ligjit për Trashëgiminë Kulturore si dhe punën për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për të Drejtat e Autorit.
Pyetjeve të gazetarëve, Ministrja Stefoska u përgjigj se mjetet buxhetore të ndara për rehabilitimin, përkatësisht për ndërtimin e shkollës së dëmtuar në Ljubojnë, si dhe se Monumenti për Konferencën e Prespës nga LNÇ në Oteshevo do të rehabilitohet deri në pranverë. Në përparësitë në mbrojtje, ajo u përgjigj se ka një numër të madh të mira kulturore nga pasuritë e patundshme të cilave do t'u kushtohet vëmendje, siç është xhamia e Pazarit nga shekulli i 15-të në Prilep, deri tek jomaterialet, trashëgimia e patundshme, Stefoska përmendi dorëshkrimet e vjetra sllave që janë pjesërisht të ruajtura, dhe ndodhen në Institutin dhe Muzeun Ohër. Ministrja Stefoska gjithashtu iu përgjigj pyetjeve në lidhje me Teatrin Shqiptar në Shkup, duke njoftuar se për shumë vite objekti mori një pritje teknike dhe është planifikuar që së shpejti të jetë e hapur për publikun.