Zaev: Investimet e huaja janë vazhdimisht në rritje dhe në vitin e krizës së koronës kemi 12 të reja

Kryeministri i Qeverisë Zoran Zaev, duke iu përgjigjur në pyetjen e  gazetarit në lidhje me investimet e huaja në Maqedoninë Veriore, nënvizoi se, vetëm në tre vitet e kaluara, 35 kompani të reja të huaja kanë investuar këtu.

"Në vitin 2018, ne kemi tejkaluar rekordin e investimeve të huaja, me 625 milion euro investime të huaja neto, me hyrje valutore në vend. Në vitin 2019, mbi 300 milion euro. Këtë vit ndodhi kriza e koronës, megjithatë kemi 12 investime të huaja direkte, të cilat janë në fazën e realizimit, nënshkrimit të marrëveshjeve ose në fazën e negociatave. Njëra është investimi i Krombert dhe Shubert, me një fabrikë krejtësisht të re, investim, dyfishim i të gjitha lehtësive në të gjithë shtetin. Përveç kësaj, një investim i ri është Dura, më shumë se 100 milion euro, Magna në Strugë, Kostel me investimin e dytë në vend, dhe shumë kompani të tjera të huaja, "kujtoi Kryeministri Zaev.

Ai gjithashtu iu referua ndihmës dhe mbështetjes që marrin kompanitë vendase në mënyrë që të zgjerojnë dhe forcojnë kapacitetet e tyre.

"400 ndërmarrje vendase morën mbështetje prej 17.3 milion euro nga shteti, për investime të reja gjatë KOVID-19. Investimet shtesë në energji janë diçka që lëviz ekonominë tonë, dhe ne vazhdojmë në atë drejtim," theksoi Zaev.

Siç tha Kryeministri Zaev, anëtarësimi në NATO është një inkurajim serioz dhe garanton stabilitetin dhe sigurinë gjatë investimit në vendin tonë, pavarësisht nga ajo që ndodhi gjatë pandemisë dhe efektet nuk u ndien plotësisht.

Kryeministri Zaev gjithashtu informoi për kompanitë me të cilat aktualisht po negociohet.

"Diskutuam për  investime në një termocentral me gaz me General Electric Investment në Manastir. Për termocentralin 800 megavat, me vlerë 400 milion euro. Bisedojmë gjithashtu për TEC Negotino, për të cilin janë të interesuar më shumë se 50 investitorë," tha Kryeministri Zaev.

Duke iu përgjigjur në pyetjen e  gazetarit, ai informoi se afati i fundit për dorëzimin e ofertave për projektin e madh Çebren ka përfunduar. Ai informoi se pas 11 vjet përpjekjesh të pasuksesshme nga Qeveria e mëparshme, tani ka 10 oferta nga kompani të mëdha nga kompanitë energjetike spanjolle, franceze, greke, EVN së bashku me një kompani austriake, dhe ka oferta nga kompani turke dhe kineze. Bëhet fjal për  një projekt me vlerë midis 600 dhe 800 milion euro.

"Të gjitha këto investime janë për shkak të klimës së favorshme politike, perspektivave të ardhshme, anëtarësimit në NATO dhe miqësisë që është ndërtuar. Besoj se edhe në shtëpi do të arrijmë një konsensus politik, bashkëpunim midis qeverisë dhe opozitës, partive më të vogla dhe më të mëdha, në mënyrë që të presim një klimë biznesi edhe më të favorshme," përfundoi Kryeministri Zaev.