Kryeministri Zaev në konferencën e sotme për shtyp në të cilën u prezantua Plani i Veprimit i Qeverisë për vitin 2021, në pyetjen nga gazetarët për të informuar më hollësisht në lidhje me furnizimin e vaksinave për KOVID-19, të cilat duhet të arrijnë në muajt e parë të vitit të ardhshëm, si dhe për masat parandaluese të cilat ndërmerren pas informacionit më të fundit në lidhje me përhapjen e përshpejtuar të koronavirusit në Mbretërin e Bashkuar, u përgjigjën se pas mbajtjes së Shtabit Kryesor të Krizave, në fund të vitit u mor një vendim, për të ndaluar të gjitha fluturimet nga Mbretëria e Bashkuar për në Maqedoninë Veriore.
Në mënyrë shtesë vendoset edhe për vetë-izolim të detyrueshëm 14-ditor në shtëpi për të gjithë pasagjerët që mbërrijnë në rrugë ajrore ose tokësore direkt ose indirekt nga vendet e tjera fqinje nga Britania e Madhe në Maqedoninë Veriore.
"Shteti përveç fondeve të siguruara për 833,000 vaksina, të cilat i ka ndarë po ashtu ka ndarë edhe një milion euro shtesë për furnizimin me insulinë dhe për të mbetur rezervë, 60 milion denarë për ti shfrytëzuar për furnizimin e vaksinave shtesë. Qëndrimi ynë nuk është të mos presim për grante dhe të paguajmë vet, duke pasur parasysh se kemi mjete për t'i marrë vaksinat më shpejt", tha Zaev në lidhje me furnizimin e vaksinave KOVID-19, duke shtuar se edhe grante janë të mirëseardhura, me çka përmendi grantin e paralajmëruar nga Bashkimi Evropian prej 70 milion euro për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Lidhur me furnizimin e vaksinave kundër KOVID-19, Kryeministri Zaev u përgjigj se të gjitha vaksinat janë në dispozicion për blerje dhe përveç furnizimit përmes sistemit COVEX ekziston një mundësi për negociata të drejtpërdrejta me prodhuesit e vaksinave dhe kërkohet një zgjidhje se si të blehen vaksinat direkt. Në këtë drejtim, është e mundur me rekomandim të Byrosë së Furnizimit Publik për të gjetur një mënyrë ose nëse është e nevojshme Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Financave dhe Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë do të punojnë në nenin e Ligjit për Furnizim Publik me kapitullin "Kovid" për furnizimin e vaksinave, ilaçeve, etj., në mënyrë që furnizimi të bëhet shpejt dhe në mënyrë transparente.
Mundësia e tretë është furnizimi nga fqinjët, Greqia dhe Bullgaria që paralajmëruan mbështetjen e drejtpërdrejtë gjatë furnizimit të parë për ta ndarë me qytetarët tanë, e cila është një shprehje e miqësisë së madhe dhe unë falënderova personalisht, "tha Zaev, i cili shtoi se negociatat vazhdojnë me vendet e tjera të Evropës.