Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe nga zëvendës ministrat e Sistemit Politik, dhe Punës e Politikës Sociale, Ilhan Raman dhe Enver Husein, u takuan me Mustafa Shentop, Kryetar i Kuvendit të Madh Nacional të Republikës së Turqisë dhe me një delegacion parlamentar nga Turqia.
Në takim është konstatuar se marrëdhëniet miqësore dypalëshe midis dy vendeve janë duke u avancuar, gjë që tregohet nga bashkëpunimi ekonomik aktiv, si dhe marrëdhëniet tregtare që ruhen pa humbje të dukshme edhe gjatë pandemisë. Gjithashtu u theksua se vizita e delegacionit parlamentar nga Turqia, për të marrë pjesë në kremtimin e Ditës së arsimit të gjuhës turke në vendin tonë, në kushtet e situatës specifike shëndetësore në botë, është një konfirmim i lidhjeve kulturore dhe reciproke, siç u konstatua, njohja e identitetit, midis popujve të të dy vendeve.
Në takim u përcoll se Republika e Turqisë vazhdon të mbështesë integrimin euro-atlantik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe zhvillimin dhe përparimin e vendit. Në këtë drejtim, u shprehën urime për mandatin e ri të Kryeministrit Zaev dhe formimin e një Qeverie kushtuar zgjidhjes së çështjeve me rëndësi shtetërore dhe qytetare.
Kryeministri Zaev falënderoi për mbështetjen e madhe që Turqia i ka dhënë vendit tonë që nga pavarësia e vendit deri më sot, tha se Republika e Turqisë është ndër investitorët më të mëdhenj në vendin tonë dhe shprehu mirënjohje të veçantë për ndihmën në fushën e shëndetësisë gjatë pandemisë, si dhe mbështetjen për Armatën, në kuadër të partneritetit të NATO-s.
"Ne po ndërtojmë me sukses një shoqëri për të gjithë në vendin tonë. Ne e përgëzojmë Ditën e Arsimit të Gjuhës Turke në vend dhe e festojmë me respekt të denjë, sepse jemi të përkushtuar për bashkëjetesë dhe kushte të barabarta jetese për të gjithë qytetarët. Ne jemi përqendruar në miqësi me të dy fqinjët tanë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, e cila konfirmon mënyrën tonë evropiane të sjelljes dhe funksionimit," tha Kryeministri Zaev.
Kryetari, Zaev, shtoi se në institucionet shtetërore ka përfaqësues të bashkësisë etnike turke në pozita të rëndësishme udhëheqëse, gjë që reflekton angazhimin e Qeverisë për mundësi të barabarta për të gjithë.
Në takim u diskutuan mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor dhe u shpreh mbështetje për forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë parlamentar.