Nga mbledhja e 32-të e Qeverisë: U miratua pakoja e ligjeve për seleksionim dhe menaxhim me mbeturinat sipas standardeve të BE-së; Është aprovuar Plani i Veprimit për Liqenin e Prespës me fonde fillestare në shumë prej 44.000.000 denarë;

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 32-të i miratoi tekstet e propozim ligjeve për menaxhimin e mbeturinave , ligjin për përgjegjësi të zgjeruar të prodhuesit në menaxhimin me rrjedhat speciale të mbeturinave, ligjin për menaxhimin me pajisjet elektrike dhe elektronike dhe mbeturinave të pajisjeve  elektrike dhe elektronike, propozim ligjin për menaxhimin me rrjedhat shtesë të mbeturinave në sistemin për përgjegjësi të zgjeruar të prodhuesve, propozim ligjin për menaxhimin  me paketimin dhe mbeturinat e paketuara, si dhe propozim ligjin për menaxhimin me bateri dhe akumulatorë dhe baterive dhe akumulatorëve të mbeturinave.

Të gjitha këto propozim ligje janë në përputhje me rregulloren e BE-së për menaxhim me mbeturinat dhe me to plotësisht do të zbatohen parimet e ekonomisë qarkore në menaxhimin me mbeturinat.

Përfitimet thelbësore të zgjidhjeve ligjore që miratohen, prej të cilave disa  për herë të parë në vendin tonë , ndër të tjera janë:

-Përforcimi i obligimeve për prodhuesit dhe vepruesit kolektivë, si dhe komunat për të siguruar seleksionimin e nevojshëm të mbeturinave;

- Vendosja e hierarkisë në menaxhimin e mbeturinave, përcaktimi i statusit të lëndëve të para sekondare dhe heqja e statusit të mbeturinave për produktet që mund të ripërdoren, riciklohen dhe riciklohen në  mënyrë që mos të përfundojnë në deponitë;

- Vendosja e përgjegjësisë financiare për prodhuesit e paketimit, baterive dhe akumulatorëve, mbeturinave elektrike dhe elektronike, si dhe rrjedhave krejtësisht të reja të mbeturinave me automjete të përdorura, vajra  të mbeturinave, goma  të mbeturinave dhe tekstil;

- Parashikohet ndalimi i qeseve plastike, me paketim të dizajnuar ekologjikisht  dhe mundësive për dorëzim në të holla  dhe stimulimi i paketimit kthyes.

Nga këto zgjidhje ligjore që do të dorëzohen për miratim në Kuvend , përgjegjësinë për ciklin në tërësi të mbeturinave nga prodhuesi deri në riciklim e ka prodhuesi dhe qytetarët do të përgjegjës të bëjnë përzgjedhjen e mbeturinave, ndërsa komunat bashkë me vepruesit kolektivë do të kenë detyrime të qarta që t’ua sigurojnë të gjitha kushtet e nevojshme për seleksionimin e mbeturinave  të  gjithë qytetarëve.

Konkluzion i përbashkët nga mbledhja e Qeverisë, pas prezantimit të Draft-konceptit për arsimin  fillor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është që  të zhvillohet debat publik shterues me pjesëmarrje aktive të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, dhe përmes një procesi  maksimalisht gjithëpërfshirës të të gjithë palëve të interesuara të arrihen zgjidhje më të mira dhe pajtueshmëri e lartë për konceptin e shpallur për arsimin fillor, si dhe për të sqaruar disa nga pyetjet që kanë qytetarët, mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit në lidhje me konceptin e ri të shpallur të arsimit.

Prezantimi qartë tregoi se me propozimin për lëndën mësimore të  shkencave shoqërore nuk ndërpritet lënda mësimore historia, por përmbajtjet e tij parashikohen të bëhen pjesë e detyrueshme e programit të ri mësimor, si dhe se koncepti ri nuk parashikon zvogëlimin e numrit të mësuesve të historisë, gjeografisë dhe arsimit qytetar, por vazhdojnë bashkërisht të planifikojnë mësimin, në mënyrë që nxënësit të fitojnë njohuri më të mira të  mundshme në mënyrë efikase.

Në këtë mbledhje Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi informacionin me analizë dhe plan veprimi për Liqenin e Prespës , të përgatitur nga Grupi  punues ekspert për Liqenin e Prespës.

Qeveria i ngarkoi institucionet kompetente të përcaktuara në Planin e Veprimit për Liqenin e Prespës, të sigurojnë fonde financiare për realizimin e masave të Planit të Veprimit për Liqenin e Prespës dhe në këtë drejtim miratoi Vendim për aprovimin e fondeve fillestare nga Buxheti i Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 në shumë prej 44.000.000 denarë komunës së Resnjës, për zgjidhjen e problemit me gjendjen e Liqenit të Prespës.

Një vendim të  tillë për aprovimin e fondeve në vlerë prej 30.000.000 denarë nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 miratoi edhe për komunën e Dojranit për zgjidhjen e  problemit me gjendjen e Liqenit të Dojranit.

Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për vaksinim kundër Kovid-19 dhe i ngarkoi Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agjencinë për Barëra dhe Pajisje Mjekësore (MALMED), Drejtorinë Doganore dhe Ministrinë e Shëndetësisë në afat prej 7 (shtatë) ditë punë të përpilojnë dhe të dorëzojnë deri te Ministria e Shëndetësisë plane të tyre të veprimit (aktivitet, njësi e brendshme organizative kompetente, person i autorizuar/persona të autorizuar, afate) dhe procedura standarde operative (PSO) për pranim, sigurim fizik, ruajtje, shpërndarje dhe aplikim për vaksina kundër Kovid-19, më përputhje me kompetencën e tyre dhe rolin e tyre në zbatimin e Planit Nacional për vaksinim kundër Kovid-19.

Në lidhje me këtë informacion Qeveria i rekomandon TAV Makedonija SHPKNJ Shkup në afat prej 7 (shtatë) ditëve të punës të përpilojë dhe të dorëzojë deri te Ministria e Shëndetësisë planin e vet të veprimit (aktivitet, njësi organizative e brendshme kompetente, person të autorizuar/persona të autorizuar, afate) dhe procedura standarde operative (PSO) për pranim, sigurim fizik, ruajtje, shpërndarje dhe aplikim për vaksina kundër Kovid-19.

Ministria e Financave dhe Byroja për Furnizime Publike, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, më së voni për 5 (pesë) ditë duhet të përpilojnë Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për furnizime publike me të cilin do të mundësohet pagesa e avancit 20% më shumë nga çmimi dhe lirimi nga detyrimi për sigurimin e garancisë bankare për pagesë në avanc në procedurat për furnizime publike drejtpërdrejtë të lidhura me ballafaqimin me epidemitë dhe pandemitë e sëmundjeve ngjitëse.
 
Në këtë mbledhje Qeveria e plotësoi vendimin për parandalimin e përhapjes së COVID-19 me detyrim që çdo udhëtar nga Britania e Madhe dhe Irlanda Veriore që hyn në vend në çdo kalim kufitar, të zbatojë karantinën e detyrueshme në izolim shtëpiak në bazë të deklaratës të cilën do ta plotësojë në kalimin kufitar gjatë hyrjes në vend, ndërsa udhëtarët që janë transit kanë detyrim që vendin ta lëshojnë në afat prej 24 orësh.

Në këtë mbledhje Qeveria solli konkluzë që të pranojë propozimet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale për pagesën e shpërblimit të njëhershëm në vlerë monetare të punëtorëve mjekësorë nga Ministria e Mbrojtjes, të cilët janë të kyçur në mjekimin e të infektuarve nga COVID-19, si dhe të punësuarve në Entin Special për Persona me Aftësi të Kufizuara në Demir Kapi, të cilët në kujdesin për personat që janë të mbrojtur në Ent, disa javë ishin jashtë shtëpive të tyre.

Në këtë mbledhje Qeveria e ndryshoi dhe e plotësoi Vendimin për miratimin e mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 në vlerë  prej 26.868.500,00 denarë të ndërmarrjeve komunale pu7blike që janë anëtare të Shoqatës së Veprimtarive Komunale pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë, për mbështetjen e punës së tyre si ndihmë e njëhershme financiare me qëllim të tejkalimit të gjendjes materiale të vështirë të të punësuarve në ndërmarrjet në kuadër të programit KOVID të Qeverisë.

Qeveria solli Vendim për dhënie të pëlqimit për Programin e Ministrisë së Kulturës për ndërtimin e objekteve të reja dhe për rikonstruim, sanim dhe adaptim të objekteve ekzistuese të cilat i shfrytëzojnë institucionet nacionale nga fusha e kulturës për vitin 2020.

Me ndryshimet e Programit parashihet vazhdimi i realizimit për ndërtimin e objekteve të reja – teatro, në Tetovë, Strumicë dhe Veles, planifikohet fillim me sigurimin e dokumentacionit të projektit për rikonstruim të objektit të teatrit në Kumanovë dhe sigurimin e dokumentacionit teknik të projektit për inspektim teknik të rikonstruimit të IP Teatri Shqiptar.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e prezantuan Udhëzimin praktik për rregullat e zbulimit ad-hok të menaxhimit me raste të konfliktit të interesave, si detyrim i vendit tonë nga rrethi i pestë i vlerësimit të GREKO-s.

Qëllimi i këtij Udhëzimi, si udhëzues me rekomandime për realizuesit e funksioneve publike dhe të zyrtarëve për antikorrupsion është që të ndihmojë në zbulimin dhe menaxhimin me konfliktin e interesave të personave që realizojnë funksione më të larta në ekzekutiv.

Në këtë mbledhje Qeveria dha pëlqim për marrjen e detyrimeve për pagesën e së cilave nevojitet shfrytëzimi i mjeteve të Buxhetit në vitet e ardhshme të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, për furnizim dhe përgatitje të Regjistrit të personave të zgjedhur dhe të emëruar, parashtrim elektronik të deklaratës për gjendje pronësore dhe interesa, shpallja e tyre, sistem për mbledhjen e të dhënave nga institucionet tjera, përpunimi i tyre, si dhe modul për menaxhim me dokumente dhe për mirëmbajtjen e tërësishme të sistemit.