Kryeministri Zoran Zaev në një pyetje të gazetarëve në lidhje me paralajmërimin e masave të pakos së pestë dhe përmbajtjes së tyre si dhe terminin kohor se nga kur do të vlej, u përgjigj se së shpejti vijon procesi i konsultimeve me sindikatat, me përfaqësuesit e partnerëve të tjerë social, të odave ekonomike, me qëllim që me kujdes të targetojmë më të prekurit, kjo është ideja. Ai nënvizoi se shteti ka projektuar mjete financiare për vitin 2021.
Kryeministri, Zoran Zaev njoftoi se deri më tani me masat ekonomike janë mbështetur nga kriza ekonomike shkaktuar nga pandemia e virusit korona dhe ata janë mbi 30% të ndërmarrjeve të goditura nëpërmjet ruajtjes së vendeve të punës dhe pagesës së pagave të cilat variojnë nga 14,500 deri në 21,778 denarë.
"Një miliard e njëqind e pesëdhjetë milion euro janë para të shpërndara në të gjitha bazat, të cilat ne i kemi zhvilluar deri më tani si pako dhe ne vazhdojmë më tutje. Ju ndihmohet kategorive të ndryshme, punëkërkues aktivë, punonjës me pagë deri në 15,000 denarë, të rinj, studentë që morën kupona, karta dhe të ngjashme.
Këto ditë, ndihma prej 6,000 denarë u jepet nw xhirollogari të pensionistëve me pensione deri në 15,000 denarë, për punëkërkuesit pasivë, për prindërit e vetëm. Shpresojmë për vaksinën së shpejti dhe se e gjithë kjo do të përfundojë në tremujorin e parë," tha Kryeministri Zaev dhe bëri thirrje për pranimin në kohë të ankesave të prindërve të vetëm dhe blerjen e produkteve vendase.
"Apeloj te të gjithë përfituesit e kësaj ndihme, nga paratë, që na takojnë të gjithë ne qytetarëve, të përdorin mjetet për të blerë produkte dhe shërbime vendase, sepse duke bërë kështu ata ndihmojnë drejtpërdrejt në ekonominë e vendit", tha Kryeministri Zaev dhe arriti në përfundimin se shteti përmes Qeverisë, Parlamentit, Presidentit është këtu për të ndihmuar të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndihmë.