Nga mbledhja e 35-të e Qeverisë: U miratua mbështetje financiare për ekonominë e vreshtave të vogla dhe prodhuesit e orizit;

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 35-të i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2020 dhe miratoi Dekretin për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për kriteret më të afërta për pagesa direkte, përdoruesit e fondeve, shumat maksimale dhe mënyrëne pagesave direkte për vitin 2020.

Me plotësimet e Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2020 dhe me Dekretin për ndryshime dhe plotësime të rregullores për kriteret më të afërta për pagesa direkte, përdoruesit e fondeve, shumat maksimale dhe mënyrën e pagesave direkte për vitin 2020, u përcaktua nën-masë e re për rrushin e verës së dorëzuar në kapacitete të regjistruara dhe u rrit shuma e mbështetjes financiare për nën-masën për oriz pa materialin e çertifikuar të farërave.

Me nën-masën e re për rrushin e dorëzuar të verës në kapacitete të  regjistruara, kryhehet plotësimi i nën-masasës që ishte pranuar më parë, për 2 denarë për kilogram rrush vere, me qëllim që ekonomitë e vogla bujqësore  përdorues të nën-masës të aplikojnë dhe të përfshihen, si kultivuesit e tjerë, me mbështetje financiare prej 2 denarë për kilogram.

Në mënyrë plotësuese, për shkak të pamundësisë që të gjitha ekonomitë bujqësore të sigurojnë material të certifikuar të farës, është bërë ndryshim i cili mundëson të aplikojnë edhe ekonomite bujqësore pa material të çertifikuar të fares, me të cilin  prodhuesve të orizit u rritet mbështetja për shkak të humbjeve financiare që kanë marrë nga pandemia KOVID.

Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi Vendimin për plotësimin e Vendimit për hapjen e një llogarie të veçantë me dedikim për personat të cilët nuk i kanë azhurnuar të dhënat deri në afatin e paraparë dhe të cilët për këtë arsye nuk janë gjetur në listën për mbështetje financiare të qytetarëve me të ardhura të ulëta, përdorues të pensionit, përdorues të së drejtës së sigurisë sociale të personave të moshuar, persona të rinj, prindër kryefamiliarë, fëmijë pa prindër dhe kujdes prindëror, artistë dhe persona të tjerë të cilët kryejnë veprimtari kulturore, punonjës filmi dhe artistë të estradës.

Sot, Qeveria e miratoi tekstin e Propozim ligjit për plotësimin e  Ligjit për furnizime publik, i cili parashikon zgjidhje organet kontraktuese të jenë në gjendje të paguajnë një shumë më të lartë prej 20% dhe të mos jenë të detyruar të sigurojnë garanci bankare për avans në procedurat që lidhen drejtpërdrejt me masa për ballafaqim me pandemitë ose epidemitë e sëmundjeve infektive, në varësi të marrëdhënieve të tregut të vendosura nga prodhuesit e fondeve të nevojshme që janë objekt i furnizimit.

Në këtë mbledhje, Qeveria, gjithashtu, solli ndryshime të Vendimit për miratimin e mjeteve nga Buxheti i RMV-së për vitin 2019, për subvencionimin  e qytetarëve të Komunës së Tetovës për furnizim dhe montim të pajisjes klimatizuese inverter,  me të cilin u pajtua që mjetet të cilët mbetën nga kjo masë të shfrytëzohen për dedikimin e njejtë, me çka numri prej 1.500 amvisërive që i kanë zëvendësuar stufat me derivate fosile ndotëse do të rritet.

Ministrat në Qeveri në mbledhjen e sotme sollën vendim për dhënie të pëlqimit për fillim të procedurës për ndarje të marrëveshjes për vendosje të partneritetit privat-publik për projektim, ndërtim, financim, ekonomizim dhe bartje të dy elektrocentraleve fotovoltaike në vendin e TEC Osllomej të dikurshëm.

Sipas studimit fizibiliti për dy elektrocentrale fotovoltaike me fuqi të instaluar prej minimum 40 MW secila, investim i Elektranave të Maqedonisë së Veriut si pjesë e tij në PPP, do të kthehet për një deri dy vite.

Me propozim të Ministrisë së Financave, në mbledhjen e sotme, Qeveria e miratoi tekstin e Propozim-ligjit për sistemin e kontrollit të brendshëm financiar në sektorin publik.

Qëllimi i këtij Propozim ligji është të përcaktojë  kornizë për një sistem modern, të përshtatshëm dhe efektiv të kontrollit të brendshëm financiar në sektorin publik, i cili i përfshin menaxhimin dhe kontrollin financiar, revizionin e brendshëm dhe koordinimin dhe harmonizim qendror, si dhe forcimin e brendshëm të kontrollit financiar përmes krijimit të një sistem të ri për llogaridhënie menaxheriale.

Propozim ligjin do ta zbatojnë të gjitha subjektet e sektorit public, duke i përfshirë të gjitha personat juridikë të cilët në mënyrë direkte ose indirekte janë krijuar  nga shteti ose komunat dhe ndërmarrjet publike dhe kompanitë tregtare që janë në pronësi të shumicës nga pushteti qendror, përkatësisht Qyteti i Shkupit ose një ose më tepër njësi të vetëqeverisjes lokale.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria miratoi vendim për ndihmë financiare urgjente në shumë prej 6,000,000 denarë për zbutjen e dëmeve nga tërmeti që goditi Republikën e Kroacisë.