Në pyetjen për sigurimin edge atë konkretisht sipas muajve dhe sasive, Kryeministri Zaev, mbrëmë në lajmet e TV Sitel informoi se nga ministri i Shëndetësisë, ka marrë konfirmim se nga kompania “Fajzer” po arrijnë 5.850 vaksinat e para në shkurt, prej gjithsej 800.000 për sa janë marrë vesh, por edhe se ka mundësi që të regjistrohen vaksina nga kompanitë e regjistruara dhe të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që të arrijnë edhe më herët.
"Na u premtua se do të marrim sasi të caktuara, kjo është solidariteti evropian, ata morën sasitë e para, dhe sasitë e dyta tashmë po arrinë. Vetëm pesë përqind nëse ata ndajnë me Ballkanin Perëndimor, ne do të shkojmë së bashku me Bashkimin Evropian me një vonesë prej një ose dy javësh prapa tyre," tha Kryeministri Zaev, i cili theksoi se gjëja më e rëndësishme është marrja e vaksinave për qytetarët se çdo grup tjetër.
"Me rëndësi që ata të arrijnë në kohë. Meqenëse gjëja më e rëndësishme është mbrojtja e stafit mjekësor, është mirë që të ndodhë së shpejti. Gjëja e dytë është efekti psikologjik, ai do të lehtësojë pak kujdesin dhe është i rëndësishëm për funksionimin e përditshëm psikologjik të qytetarëve dhe ekonomisë.
“Kemi paralajmërime edhe me Kinën për rreth 200.000 vaksina për këtë muaj, por do të shohim se cilat janë kushtet. Kina ka pesë vaksina të cilat i kanë kaluar fazat dhe ato tashmë po shpërndahen jashtë Kinës dhe dy në fazën e testimit. Presim edhe nga BE-ja nga mekanizmi Kovaks, prej të cilave 100 milionë vaksina janë për Ballkanin Perëndimor.
Zaevi për paralajmërimet dhe numrat e saktë të vaksinave të cilat do të arrijnë nga vendet evropiane dhe fqinjët tanë, si Austria, Polonia, Bullgaria, Greqia, tha se edhe ata kanë marrë dhjetë herë sasi më të vogla të sasive nga ato që janë paralajmëruar. dhe tha se shpreson se dinamika e prodhimit dhe dërgesës në periudhën e ardhshme do të jetë më adekuate nga ajo që është paralajmëruar më parë.
Ai vuri në dukje se po bëhen përpjekje për të siguruar vaksinat këtë muaj në janar.
“Gjithsesi se do të vaksinohem, por, pa i shkelur protokollet, të mos jem para punonjësve shëndetësorë, pensionistëve dhe të sëmurëve kronikë, unë do ta jap shembullin dhe do të vaksinohem që të dërgoj porosi se ajo është sigurt. Edhe tani e shfrytëzoj rastin që tu bëj thirrje të gjithë qytetarëve, se sipas ekspertëve botërorë ajo është në rregull dhe duhet ta marrim të gjithë, përveç për ato grupe për të cilat mjekët do ta përjashtojnë atë”, nënvizoi kryeministri duke shtuar se vaksinimi do të bëhet së pari te punonjësit shëndetësorë, pensionistët, të sëmurët kronikë, e pastaj te qytetarët tjerë.
Kryeministri Zaevi paralajmëroi edhe se shteti bashkë me punonjësit mediatikë do të zhvillojë strategji për fushatë publike e cila duhet ta ngritë vetëdijen te qytetarët dhe për të sjellë në popullatë të gjithë informacionin përkatës të vaksinimit për të siguruar vaksinimin masiv.