“Të gjithë qytetarët janë pronarë të gazsjellësit nacional, që është përfitim i madh për të gjithë qytetarët dhe për mundësitë nacionale të shtetit. Në vend që të kishim vetëm një burim gazi, i cili për vite me radhë e mbajti vendin në një pozitë monopol, tani është e hapur mundësia të hyjë edhe gazi i Azerbajxhanit, si dhe gazi i lëngshëm nga Amerika dhe vendet e tjera.
E shprehëm interesin tonë për pjesëmarrje serioze, projekt gjeostrategjik dhe evropian, i mbështetur nga SHBA-të, gazsjellësi Aleksandropolis”, theksoi Kryeministri Zoran Zaev në intervistë për “Kapital”, duke informuar se analizat tregojnë se mund të investojmë në terminalin e gazit dhe centralin në Aleksandropolis për të pasur pronësi në terminali ndërkombëtar gazi dhe central me gaz me lokacion në Greqi. Ai shtoi se ky investim siguron rezervimin e kapaciteteve për furnizim të sigurt dhe stabil të vendit me gaz, pa rreziqe. Ndërtimi i Ndërlidhësit me Greqinë është projekt me vlerë 54 milionë euro, prej të cilave 14 milionë janë grant nga korniza investuese për Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri Zaev vlerësoi se Qeveria duke e ndjekur gjendjen se ku më së shumti investohet në botë, përkushtohet në projektet nga sfera e energjetikës dhe efikasitetit energjetik, bashkë me digjitalizimin dhe të gjitha teknologjitë tjera më të larta bashkëkohore, që sigurojnë përparim ekonomik.
“Në vendin e minierës së vjetër në TEC “Oslomej” tani po ndërtohen kapacitete për 10 megavat, ndërsa po ndërtohen edhe dy elektrana fotovoltaike prej 50 MW.
Investimi i vlerësuar është rreth 60 milionë euro. Termocentrali TEC “Negotino” do të transformohet në termocentral me gaz përmes partneritetit publik – privat ose do të shitet. Investimi i mundshëm është prej në 200 deri në 500 milionë euro me 100 megavat të reja energji të gjelbër”, tha Kryeministri Zaev duke shtuar se janë siguruar edhe mjete grant për studime fizibiliti për tre elektrana të reja fotovoltaike me kapacitet të përgjithshëm prej 160 MW në REK Bitolla dhe se në tremujorin e parë nga ky vit do të shpallet tender i ri për elektranë shtesë fotovoltaike prej 60 MW dhe investimi është mbi 35 milionë euro.
Ai gjatë intervistës u fokusua edhe në fillimin e ndërtimit të fazës së dytë nga parku i erës Bogdanci 2, me të cilin do të rritet fuqia e instaluar e parkut të erës ekzistues Bogdanci për 13.8 MW, që do të fillojë këtë vit. Investimi është në vlerë prej 21 milionë euro. Zaev në intervistën për “Kapital” informoi edhe për projektin “Çebren” me vlerë prej 600 deri në 800 milionë euro, i cili pas 11 viteve, përpjekjesh të pasuksesshme të pushtetit të mëparshëm, tani më është në fazën e ardhshme, pasi që në shpalljen publike arritën më shumë oferta prej të cilave 10 janë prej kompanive gjigante nga Evropa dhe Kina.