"Është e qartë se monumentet nuk janë mallra të përhershme që përmirësojnë jetën, siç janë rrugët, shkollat, spitalet, konviktet, kopshtet, objektet sportive, pajisjet shëndetësore funksionale, pajisjet ... Ne vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, energjinë, gazifikim, kopshtet, spitalet, shkollat , ambientin jetësorë, infrastruktura komunale si dhe në ndërtimin e banesave sociale," tha kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për "Kapital".
Duke theksuar se vitin e kaluar, 2020, shpenzimet kapitale kanë 80 përqind të realizimit të planifikuar të investimeve kapitale dhe është më e mira krahasuar me vitin 2019 kur u realizuan 77.6 përqind e shpenzimeve kapitale të planifikuara, Kryeministri Zaev vuri në dukje se në buxhetin e këtij viti, investimet kapitale janë planifikuar në një nivel prej rreth 23 miliardë denarë ose 20 përqind më e lartë se plani në vitin e kaluar.
"Një projekt kryesor kapital është Korridori 8, arteria kryesore që në mënyrë infrastrukturore vendos Maqedoninë e Veriut si një udhëkryq midis fqinjëve dhe lidh Detin e Zi me Detin Adriatik. Në mënyrë shtesë autostradat dhe rrugët rajonale janë duke u ndërtuar dhe rehabilituar në të gjithë vendin ", vlerësoi Zaev, duke shtuar se në periudhën deri në vitin 2025, janë planifikuar projekte kapitale në vlerë totale prej 3.2 miliardë euro.
Lidhur me paralajmërimin e rritjes së planifikuar ekonomike në të ardhmen, Zaev në intervistë për "Kapital" tha se përveç infrastrukturës, investime të konsiderueshme bëhen në potencialin njerëzor dhe për këtë arsye Buxheti për vitin 2021 është një kontribut i rëndësishëm në Strategjinë për rimëkëmbjen ekonomike dhe rritjen e shpejtuar që përbëhet nga katër shtylla: rimëkëmbja ekonomike nga KOVID-19, e dyta - rritje ekonomike e përshpejtuar, gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme, e treta - forcimi i konkurrencës së sektorit privat, dhe e katërta - zhvillimi i burimeve njerëzore dhe mundësi të barabarta, të cilat do të sigurojnë stabilitet makroekonomik dhe qëndrueshmëri financiare, rimëkëmbja ekonomike dhe përshpejtimi i rritjes ekonomike.
Kryeministri Zaev gjithashtu informoi për fondet e drejtuara për investime në fushat e transportit, energjisë, tranzicionit të gjelbër dhe digjital dhe zhvillimit të burimeve njerëzore për të siguruar rritje të qëndrueshme dhe vende pune, duke inkurajuar zhvillimin ekonomik dhe rimëkëmbjen e rajonit që do të sigurohen përmes zbatimit të projektet e parashikuara në Planin Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian, dhe për të cilat është bërë revizion në listën e vetme për projektet për të përcaktuar se cili prej tyre korrespondon me planin e BE-së, i cili do të mobilizojë financim deri në 9 miliardë euro për Ballkani Perëndimor në kuadër të instrumentin e ri për ndihmën e para-anëtarësimit të quajtur IPA III.
"Deri më tani janë realizuar mbi 23 projekte me vlerë rreth 2.1 miliardë euro në grante dhe kredi në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Besoj se Plani ekonomik dhe i Investimeve për Ballkanin Perëndimor do të ketë një ndikim të fortë dhe pozitiv në rimëkëmbjen ekonomike të rajonit, mbështetjen për tranzicionin e gjelbër dhe digjital dhe inkurajimin e integrimit rajonal në Bashkimin Evropian", theksoi Kryeministri Zaev i cili shoi se në vendit tonë Qeveria mundëson një mjedis afaristë, sundim të ligjit, që vlerësohet nga kompanitë afariste, dhe njëherit me anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO sjell rritje të përshpejtuar të investimeve, rritje ekonomike dhe ulje të papunësisë.