Zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov dhe MPJ Bujar Osmani sot në Bruksel mbajtën takim me nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësues i Lartë për Politikë të jashtme dhe Siguri të BE-së, Zhozep Borel.
Në fokus të bisedës ishte ardhmëria e politikës së zgjerimit të BE-së, para se gjithash në kontekst të ngjarjeve pas miratimit të Metodologjisë së re dhe mundësitë të cilat i ofron për dinamizmin e procesit, harmonizimit të kornizës Negociuese për Maqedoninë e Veriut, rëndësia dhe përfitimet nga bashkëpunimi rajonal dhe avancim i marrëdhënieve fqinjësore si dhe elemente kyçe për perspektivën evropiane, si për vendin, ashtu edhe për rajonin në përgjithësi.
Dimitrov dhe Osmani përshëndetën angazhimin aktiv të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Borel, për mbështetje të perspektivës evropiane të rajonit, si dhe për iniciativat e ndërmarra për sigurimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë drejtim, ata theksuan mirënjohje të veçantë për kontributin e tij drejt miratimit të Vendimit për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut nga ana e Këshillit të BE-së dhe më pas e konfirmuar nga ana e Këshillit të Evropës në mars të vitit të kaluar.
Në takim u nënvizua fakti se Maqedonia e Veriut me të vërtet ka numër të madh miqsh mes vendeve anëtare, interesat e të cilëve për ardhmërinë e Evropës përkojnë me të tonën – integrim i plotë i Ballkanit Perëndimor për kompletim të përfundimtar të Unionit.
Dimitrov dhe Osmani theksuan se Qeveria vazhdon me reformat me qëllim të mbahet fokusi i procesit reformues siç do të ruhej dosja reformuese për Maqedoninë e Veriut.
Lidhur me sfidat globale u potencua se vendet e Ballkanit Perëndimor krahas pandemisë, ndajnë sfida të përbashkëta me BE-në edhe për migrimin, luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, luftës kundër dezinformimit dhe kërcënimeve hibride, ndryshimeve klimatike, digjitalizimit dhe të ngjashme. Bashkëbiseduesit u dakorduan se suksesi i projektit evropian varet pikërisht nga solidariteti dhe unifikimi, që është konfirmim i perspektivave të përbashkëta.
Nga ana e Nënkryetarit të KE-së, Borell u përshëndet niveli i lartë i përafrimit të Maqedonisë së Veriut me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.
Takimi i Dimitrovit dhe Osmanit me Borell vjen në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe në këtë drejtim bashkëbiseduesit ranë dakord që fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut do të kontribuojë në ruajtjen e besueshmërisë së BE-së në të gjithë rajonin.