Kryeministri Zaev në takimin me Këshillin Atlantik: Qëndrimi momental i Bullgarisë është anakron dhe kundër së drejtës ndërkombëtare, nuk do të negocioj për atë që jemi maqedonas të cilët flasin gjuhën maqedonase

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mori pjesë në panelin që e organizoi think-tank të Këshillit Atlantik me temën “Maqedonia e Veriut në prag të Evropës”, si pjesë e studimit të përgatitur për vendin tonë nga ekspertë të Këshillit Atlantik.

Në debatin, ku morën pjesë shumë njohës të Maqedonisë së Veriut bashkëkohore dhe Ballkanit Perëndimor, përfshirë ish Sekretarin Gjeneral të NATO-s Lord Robertson, ambasadorët Robert Gellbart, Majkëll Karpenter, Xhejms Obrajan nga ekipi i tranzicionit të Presidentit Xho Bajden dhe Damjan Marfi nga Komiteti për Politikë të Jashtme të Senatit të SHBA-ve, Kryeministri Zoran Zaev u përgjigj në pyetjet nga disa tema kyçe që u parashtruan si pyetje nga ana e të pranishmëve dhe publikut.

Lidhur me situatën aktuale me raportet maqedonase – bullgare, Kryeministri Zaev theksoi se pozita joparimore e Bullgarisë pengoi mundësimin e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në që duhej të shënonte fillimin e bisedimeve.

“Qëndrimi ynë është se miqtë nuk duhet të bllokojnë njëri tjetrin. Përkundrazi, ata duhet ta ndihmojnë njëri tjetrin. Bullgaria duhet ta kuptojë se kem të drejtë sovrane të përcaktohemi dhe të ndjehemi si maqedonas që e flasin gjuhën maqedonase dhe me këtë të respektohen të gjitha identitetet evropiane që  i kemi në vendin tonë. Konsideroj se qëndrimi i tyre i tashëm është anakron dhe kundër së drejtës ndërkombëtare. Ne si shtet do të vazhdojmë të bëjmë të gjitha përpjekjet për të arritur tejkalimin e problemeve, duke respektuar veten dhe të tjerët. Shteti ynë është Evropë e vogël”, theksoi Kryeministri Zaev.

Në raport me prioritetet e brendshme shtetërore, Kryeministri Zaev potencoi se të parat në listën e Maqedonisë së Veriut janë avancimi në sistemin shëndetësor dhe të arsimit, lufta me korrupsionin, sid he arritja e të gjitha standardeve demokratike në harmonizim me vlerat e BE-së për të arsyetuar epitetin ndriçues i Ballkanit Evropian.

Në pyetjet rreth ekonomisë Kryeministri Zaev u fokusua në faktin se 10 kompani të reja më së shumti, nga vende që janë aleatë tanë në NATO, investojnë në vendin tohnë edhe në kohë të krizës botërore shkaktuar nga COVID-19.

"Ne insistojmë në transformimin e ekonomisë sonë në një ekonomi të gjelbër, gjegjësisht ne zëvendësojmë energjitë që helmojnë shoqërinë tonë, siç është qymyri dhe i konvertojmë kapacitetet ekzistuese të energjisë për të punuar me energjinë diellore. Përmes këtij procesi, të cilin ne e quajmë 'tranzicion i drejtë', ne gjithashtu sigurojmë paga dhe shëndet më të mirë për punonjësit në këtë lloj industrie. Me këtë proces, ne sigurojmë stabilitet shtesë të Maqedonisë e Veriut dhe shëndet për qytetarët tanë", tha Kryeministri Zaev.

Kryeministri Zaev u përgjigj edhe në më shumë pyetje lidhur me situatën aktuale COVID-19 dhe theksoi se kjo krizë globale para së gjithash është krizë shëndetësore që në vend të par vendos shëndetin e qytetarëve.

“Kur bëhet fjalë për vaksinat ne punojmë me të gjithë partnerët tanë që të mundësojmë vaksinim sa më të shpejtë për të gjithë qytetarët tanë. Dua të theksoj se ne ishim në komunikim të drejtpërdrejt me aleatët tanë dhe pjesë nga sistemi KOVAKS për furnizi9min e vaksinave për më të mirën për qytetarët tanë. Në ndërkohë bëmë marrëveshje dypalëshe me prodhues individual. Por, sepse bëhet fjalë parimisht për kujdesin për shëndetin e qytetarëve tanë, ndërsa e gjithë bota ballafaqohet me problemin me sasinë e vaksinave që janë në dispozicion, ne bëmë marrëveshje me prodhuesit e tjerë nga të cilët presim që së shpejti të marrim sasitë e dakorduara”, informoi Kryeministri Zaev në think-tankun amerikan të Këshillit Atlantik me temë “Maqedonia e Veriut në prag të Evropës”.