Regjistrimi i personave shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut që në periudhën e realizimit të Regjistrimit 2021 jetojnë/qëndrojnë jashtë vendit do të bëhet përmes aplikacionit online me vetë-regjistrim/ vetë-regjistrim në dispozicion në ueb faqen e Entit Shtetëror për Statistikë, në periudhën prej 1 mars deri më 21 prill të vitit 2021.
Këta qytetarë hyjnë në kategorinë e popullsisë për të cilët do të sigurohen të dhëna për regjistrim me emrin “popullsi në përgjithësi jorezidente” dhe ata janë personat, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët gjatë kohës së Regjistrimit qëndrojnë jashtë vendit më tepër se 12 muaj ( një vit) për shkak të punës ose ndonjë arsye tjetër, si dhe anëtarët e familjeve të tyre që banojnë me ta.
Kushti për vetë-regjistrim është Numri amzë i qytetarit (NAQ). Mënyra për regjistrimin e këtyre personave është në përputhje me Metodologjinë për përgatitjen, organizimin dhe realizimin e Regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2021 dhe Udhëzimin për vetë-regjistrimin e personave që mungojnë jashtë vendit, të aprovuara nga drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë (ESHS).
Për personat me vendbanim të zakonshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët gjatë Regjistrimit janë jashtë vendit dhe nuk janë regjistruar në aplikacionin e internetit, regjistrimi kryhet në vendbanimin e tyre të fundit të zakonshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nëse në atë adresë ka një anëtar të familjes të moshës madhore ose person tjetër që mund të sigurojë të gjitha informacionet e nevojshme për këta persona.
Për këta persona të dhëna jep vetëm anëtari i moshës madhore në familje ose personi tjetër i moshës madhor që më mirë i njeh të dhënat për këta persona. Ofruesi i të dhënave është i obliguar të dorëzojë dokument adekuat nga i cili mund të merret NAQ i personit i cili regjistrohet, si dhe dokumenti adekuat nga i cili mund të merret numri personal i tij NAQ (me të cilin do të garantohet saktësia e të dhënave). Gjatë regjistrimit të këtyre personave, të dhënat e pakompletuara nuk i pranon aplikacioni dhe në këtë mënyrë refuzohet mundësia që të regjistrohen personat me të dhëna të pasakta.
Regjistrimi i këtij grupi të qytetarëve do të japë informacione për kapitalin njerëzor, numrin dhe strukturën e personave që janë larguar, arsimin e tyre, moshën, me qëllim që të ndërmerren politika dhe masa socio-ekonomike që do të zvogëlojnë dhe parandalojnë migrimin.
Këto informacione do të ndihmojnë në planifikimin e vendeve të reja të punës në lidhje me kërkesën e tregut të punës, krijimin e politikave të përparuara të të rinjëve dhe parandalimin e të ashtuquajturës “ikje e trurit”, gjegjësisht largimin e personave të trajnuar në nivel të lartë dhe të kualifikuar.
Regjistrimi, si operacion më i rëndësishëm statistikor, është i përcaktuar sipas kornizës juridike dhe në përputhje me standardet e Kombeve të Bashkuara dhe Eurostat, si dhe me legjislacione të tjera ndërkombëtare dhe të vendit.
Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave si operacion serioz do të jep bazë themelore për përgatitjen e politikave cilësore për zhvillimin social dhe ekonomik të shtetit, të cilët janë me interes për të gjithë qytetarët dhe për këtë arsye është e nevojshme që të gjithë të përfshihen në Regjistrimin e popullsisë në vitin 20121.