Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot pranoi delegacion të përfaqësisë rajonale e kompanisë Gjermane, “Simens”, udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshëm Udo Ajhlinger.
Në takim, në të cilën morri pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për Çështje Ekonomike, Koordinim të Resorëve Ekonomik dhe Investimeve, Fatmira Bytyqi, përfaqësuesit e “Simens”, si kompani e cila ka përvojë respektabile ndërkombëtare dhe profesionale shfaqi interes për prani më të madhe dhe të drejtpërdrejt në Maqedoninë e Veriut me qëllim që të marrin pjesë në konkurrencën në sektorin energjetik në pjesën e burimeve të rinovueshme të energjisë, gazifikimit, si dhe në projektet për mbrojtjen e mjedisit jetësor në projektet kapitale për menaxhimin me hidrosistemet për furnizim edhe në sistemet për menaxhimin me ujërat fekale.
Kryeministri Zaev dhe zëvendëskryetari Bytyqi informuan përfaqësuesit e “Siemens” me projektet strategjike të energjisë të Qeverisë me një theks të veçantë në zhvillimin e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme, dhe mbi projektet kryesore të menaxhimit të ujit, dhe i inkurajuan ata të marrin pjesë në thirrjet publike për pjesëmarrje konkurruese për realizimin e tyre.
Në takim mysafirët nga “Simens” ishin njoftuar edhe me përparësitë e Ligjit për Investime Strategjike i cili mundëson cikle më të mëdha të investimeve në nivel shtetëror dhe lokal me opsion për ndihmë shtetërore për nxitjen e rritjes ekonomike, punësimit, zbatimit të teknologjive të reja dhe inovacioneve dhe për rritjen e konkurrencës dhe të eksportit.