Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 45-të me më shumë pika në rendin e ditës nga programi për punë dhe në interes të qytetarëve.
Në mbledhjen e sotme, mes tjerash, do të shqyrtohet Informacioni lidhur me nevojën e sjelljes së aplikacionit për ndihmë teknike për përgatitjen e projektit për ndërtimin e Interkonektorit gazsjellës mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë, si dhe Informacionin për fillimin e procedurës për dhënien e kontratës për krijimin e partneritetit publik-privat, për krijimin e sistemit të integruar për menaxhim, monitorim, ndjekje dhe kontroll të mallrave të akcizës.
Me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme në rend dite në këtë mbledhje është Informacioni për përgatitjen e konferencës së parë ndërkombëtarë në korniza të Forumit Prespa për dialog në Ohër dhe Prespë prej më 15 deri më 17 qershor të vitit 2021.
Ministrat në Qeveri sot do të sqarohen edhe pas Programit vjetor për punë të Qendrës për arsim profesional dhe trajnim për vitin 2021, me Plan financiar vjetor dhe do ta shqyrtojnë Informatën për shkallën e realizimit të shfrytëzimit të mjeteve për dotacione kapitale deri te njësitë e vetëqeverisjes lokale në sferën e kulturës për vitin 2020.
Mbledhja e rregullt e 45-të e Qeverisë është paraparë të fillojë në orën 11:00, ndërsa me vendimet për këto dhe pikat e tjera, opinioni do të njoftohet me kumtesë.