Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me Puxha Kapur, ambasadore e Republikës së Indisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila e përfundon mandatin e saj.
Në takim u dërguan urime për përparimin e shtetit tonë, si anëtare e re e NATO-s dhe një vend që lëviz drejt BE-së, ku u konstatua se i përket, gjeografikisht, historikisht dhe sipas politikave të udhëhequra në frymë evropiane. U përcjell se te Kryeministri Zaev nuk shihet vetëm si një politikan, por edhe si një udhëheqës vizionar dhe se ai njihet dhe vlerësohet më gjerësisht në botë. Në drejtim të zhvillimit të vlerësuar të shtetit, u shpreh interes për thellimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, bujqësisë, shëndetësisë, kulturës.
Kryeministri Zaev e falënderoi ambasadoren e Indisë për mandatin e suksesshëm gjatë së cilit u realizua nënshkrimi i fundit i memorandumit për bashkëpunim mes ministrive të shëndetësisë të të dyja shteteve, si një pikënisje e mirë për promovimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë.
“U bëmë anëtare e NATO-s dhe punojmë në pjesën e integrimeve evropiane. Përmes politikave të dialogut dhe mirëkuptimit i përforcojmë raportet e mira fqinjësore. Besojmë në liri, demokraci dhe do të vazhdojmë në këtë drejtim ta zhvillojmë shtetin. Jemi të përkushtuar në rritjen e ekonomisë dhe standardit jetësor të qytetarëve dhe për këtë është i rëndësishëm bashkëpunimi me të gjitha shtetet me të cilat mund ti ndajmë këto vlera dhe të kontribuojmë në përmirësimin e cilësisë së jetesës në vend”, tha Kryeministri Zaev.
Në takim u konstatua se Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Indisë i ndërlidh fryma miqësore e njerëzit, ndërsa si urë për ndërlidhje u theksua humanistja Nënë Tereza e cila ka lindur në Shkup dhe i përkushtohet punës misionare në Indi.