Zaev: Nuk kam paragjykime se çfarë reflektimesh politike do të ketë kushdo që kapet për korrupsion

"Në luftën kundër korrupsionit dhe krimit, është i rëndësishëm mesazhi nga ai që kapet që të tjerët të mos mendojnë të kryejnë veprime të paligjshme. Këto ditë përderisa flasim në telefon, njerëzit zakonisht përdorin aplikacione, ndërsa unë u them atyre të flasin lirshëm askush tjetër nuk do të bëjë asgjë për t'u futur në burg për 12 vite. Mesazhi i sanksionit, i ndëshkimit, është që mos të përsëritet kurrë," tha Kryeministri Zoran Zaev në intervistën me TV Slobodna dhe “Sloboden Pecat”.

“Në fushatën “E vërteta për Maqedoninë” publikuam 36 bomba dhe mesazhi në fund gjithmonë ishte që asnjëherë të mos përsëritet. Pastrimi me regjimin e mëparshëm është aktivitet serioz i kësaj Qeverie. Të gjithë luftonim për qindra, miliona dhe miliarda para të vjedhura. Ato para “shkurrin” sisteme. Nuk është lehtë të lëvizni procese në mënyrën më të hapur dhe më transparente, ku gazetarët presin për secilën procedurë gjyqësore të përfundojnë proceset. Qoftë me procedurë liruese ose ndëshkuese, proceset përfundojnë. Më i rëndësishmi për përgjimin është gjykuar. I dyti, veprat për zgjedhjet e njohur si “Titanik” është gjithashtu i rëndësishëm. Dhe të gjitha të tjerat”, tha Kryeministri Zaev, në intervistën për Slobodna TV.

Ai shtoi se duhet të “shfrytëzohen mekanizmat e reagimit” dhe qytetarët të paraqesin, të japin kontributin e tyre për të marrë indikacione, ndërsa institucionet më pas kanë mekanizma se si ti procesojnë vepruesit.

“Sot para gjyqësorit keni kryetarë komunash nga LSDM, politikanë nga LSDM dhe luftojnë për drejtësinë e tyre që të dëshmojnë se janë të pafajshëm. Ligji duhet të vlejë për të gjithë. A ndodh korrupsion në nivel më të ulët ose më të lartë, dhimbja për shoqërinë është e njëjtë. T’i marrësh 50 euro një personi të varfër për diçka që i takon është katastrofale, ajo shkatërron shpirtin. Është e dhimbshme dhe e papranueshme”, potencoi Kryetari i Qeverisë Zaev dhe shtoi se drejtësia duhet t’i përfshijë të gjithë në mënyrë horizontale në dogana, në polici, në shëndetësi, në arsim, si dhe ata në vertikale, gjegjësisht korrupsionin e lartë.

“Nuk kam paragjykime se çfarë reflektimesh politike do të ketë kushdo që kapet për korrupsion. Ne duhet të zgjohemi të gjithë dhe të dimë. Investimet vendore të huaja nuk do të ketë nëse ekziston korrupsion. Sa më shumë e zbulojmë dhe sa më shumë besim kthehet në sistem, aq më shumë investime do të ketë. Prandaj e krijuam Qeverinë me nënkryetar për luftën kundër korrupsionit edhe atë  sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, që të ketë fuqi të luftojë dhe të ballafaqohet me secilin”, theksoi Kryeministri Zaev për Slobodna TV.