“Me të gjitha hidrocentralet që i kemi, mullinjtë e erës që janë vendosur, për momentin 30% nga prodhimi i energjisë në shtet është nga burimet e ripërtërishme të energjisë dhe këtu jemi afër mesatares evropiane. Me investime në burimet e ripërtërishme të energjisë kemi arsye të bazuara se do të arrijmë më shumë se 50% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë të jenë nga burime të ripërtërishme," tha Kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarit me temë energjetika.
"Fokusi në just transition ose rregullim i plotë dhe ndryshim i qymyrit si burimi kryesor i prodhimit të energjisë me burime të ripërtëritshme të energjisë është një nga përparësitë kryesore në vend. Ka kapacitete dhe burime serioze, në fakt këto janë potencialet më të mëdha investuese që po ndodhin tani dhe do të ndodhin në vitet e ardhshme. Çdo objekt që ndërtohet në vend ose rindërtohet është me efikasitet energjetik. Ne përdorim maksimalisht instalimin e termocentraleve fotovoltaike në kulmet e disa komunave, në disa institucione shtetërore punohet në pompa gjeotermale, gjithnjë e më shumë vendoset gazi natyror derisa të fillojë zhvillimi i rrjetit, diku me gaz të kompresuar disa institucione ngrohen me qëllim përfundimtar që nafta të ndryshohet sa më shpejt që të jetë e mundur.
"Gjithçka që investojmë në vend nga objektet e reja është me efikasitet energjetik, por qëllim që me burimet tona personale të kalojmë plotësisht në zëvendësimin e sistemit me sisteme efikase të energjisë," tha Kryeministri Zaev dhe renditi si shembuj burgun në Shkup, Spitalin e Bukureshtit dhe Spitalin e Strumicës.
Kryeministri Zaev sqaroi se investimi më i shpejtë për mënyrë më të shpejtë të mundshme të PBB-së është investimi në energji, veçanërisht në burimet e ripërtërishme të energjisë.
“Këtu përfshihen fotovoltaikët për të cilët për momentin po investohet më së shumti. Dua që qytetarët të dinë të mos shkojnë me fiding tarifa, as me Premium tarifa, por të shkojnë të lirë në treg.
Aspekti i dytë janë mullinjtë e erës në shtet ku u vendos investim me vlerë prej mbi 500 milionë euro. Lëshuam tre licenca për të cilat janë lëshuar më shumë miratime për ndërtim, gjegjësisht 30 megavat në Bogdanci, 36 në Sveti Nikollë dhe në Demir Kapi edhe 30 megavat, diku rreth 100 megavat prodhohen vetëm përmes mullinjve të erës. Në rrugën Kumanovë – Kriva Pallankë ka potencial prej 400 megavat me investim pa asnjë fiding tarifë”, tha Kryeministri Zaev dhe shtoi se pret tenderi për Çebren edhe këtë herë të jetë i suksesshëm për shkak të kushteve të mira që i jep shteti për burime të ripërtërishme të energjisë.