“Unë dhashë një ide që ja vlen të mendohet dhe të cilën e vendosa për vlerësim nga populli ynë për ta dhënë kontributin tim për popullin tim, për vendin tim”, theksoi në intervistën për TV Sitell Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Ai shtoi se është i bindur se me të gjitha përvojat që i hasëm si shoqëri mund të bëjmë më shumë dhe të shkojmë me shpejtësi më të madhe në avancim i cili është konfirmuar me raporte të shkëlqyeshme nga BE-ja.
“Kjo qasja ime tregon se sa i lehtësuar jam nga ajo anë. Unë pretendoj se mund të kemi më shumë deputetë si mbështetje në Kuvend për shkak të pranueshmërisë së ideve dhe politikave që ne përfaqësojmë. Dhe besoj se kjo do të ndodhë. Oferta ime nuk është për nesër. Mund të jetë për një muaj, për zgjedhjet lokale, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare ... Por dikush duhet ta hapë këtë temë”, tha Kryeministri Zaev në intervistë.
“Kjo është pjesë e politikës sime. Unë jam një kandidat për kryetar të LSDM-së. Unë do të zgjidhem nga anëtarësia më 21 mars. Anëtarësia ime duhet ta dijë që kryetari i tyre ka qëllime të tilla. Se ai nuk është egoist për të kapur pushtetin dhe ai të sundojë. Ne do të ndajmë pushtetin me të gjithë nëse jemi fitues. Sepse ne ekzistojmë si Zaev, si LSDM, si parti për Maqedoninë e Veriut. Ky është qëllimi ynë”, potencoi Zaev.
Si shembull ai i përmendi CDU dhe SPD në Gjermani, të cilët edhe pse janë rivalë, janë bashkë me dekada dhe praktikë të ngjashme ka edhe Zvicra.
"LSDM-ja do të fitojë zgjedhjet e ardhshme, VMRO-ja nuk mund të fitojë. LSDM-ja do të ketë dominim në Qeveri, por do të jetë edhe VMRO-ja. Ndoshta në tjera do të jetë e kundërta. Njëjtë mund të jetë edhe në bllokun shqiptar dhe në partitë më të vogla. Të japim njerëzit më të mirë për t'u dhënë njerëzve më të mirën. Unë besoj në atë ide, unë kam një ëndërr që mund të mbetet vetëm një ëndërr, por nëse ajo bëhet e vërtetë mund të jetë më mirë," tha Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për TV Sitel.
Unë besoj në atë ide, kam ëndërr që mund të mbetet vetëm ëndërr, por nëse realizohet, mund të jetë më mirë”, theksoi Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev në intervistën për TV Sitell.